Home KRYESORE Flet artisti Egert Pano: Muzika ka qënë gjithmonë e rëndësishme

Flet artisti Egert Pano: Muzika ka qënë gjithmonë e rëndësishme

Intervistoi Oralda Lahe

Egert Pano: Festivali për mua ishte si një ëndërr e parealizueshme. Ishin të paktën dhjetë vjet që dëshiroja të merrja pjesë, por peripecitë e jetës më sollën t’i jepja përparësi studimit, diplomimit dhe gjërave të tjera. Sot mendoj që është më mirë kështu. Këtë vit hyra në Festival me pjekurinë muzikore që vite më përpara nuk i kisha. Nuk e fsheh emocionin që ishte i jashtëzakonshëm më tepër në natën e parë. Më në fund pas shumë vitesh këndova në vendin tim për njerëzit e mi.

Egert ju prej 24 vitesh jetoni në Itali. Çfarë mund të na tregoni për eksperiencën tuaj në shtetin fqinj?

Kam shkuar në Itali në vitin 1992 kur Shqipëria kishte periudhën më të vështirë të historisë së saj. Nuk ia fsheh askujt që kanë qënë vite të vështira për më tepër vitet e para. Jam rritur me praninë e vetme të tim eti, i cili është personi më i rëndësishëm në jetën time. Falë tij unë jam bërë njeriu që jam sot dhe muzikant. Muzika ka qënë gjithmonë e rëndësishme për mua që i vogël kisha ndikim. Nuk mund të rrija as edhe një ditë pa kaluar tre deri katër orë në ditë pranë pianos, luaja pa menduar për kohën që kalonte. Me kalimin e viteve studiova Kanto gjë që më ndihmoi të shkruaja, kompozoja, orkestroja. Më pas u transferova në Romë dhe në vazhdim në Frosinone ku kam marrë dy diploma në Kanto Moderne.

Muzika që ju krijoni është e zhanrit xhaz dhe soul. Çfarë të veçante ka kjo lloj muzike?

Është për të thënë se un nuk jam një këngëtar dhe as muzikant i xhazit. I jam afruar xhazit kur shkova për të studiuar në Universitetin e Muzikës në Romë. Në këtë shkollë unë kam ndjekur profilin ”˜’Monostilistik” që do të më sillte specializimin në një drejtim të një stili preçiz, preferova të ndiqja kursin ”˜’ Multistilistik” duke më ndihmuar për xhazin, soul, R&B dhe të tjera. Duhet të them se jam mrekulluar nga kjo rrymë dhe kam studiuar elegancën e tyre në krijimet e mia. Përsëris se nuk jam muzikant i xhazit më pëlqen të pasurohem në eskperienca të ndryshme të muzikës. Saktësisht në rastin e popit me një bagazh muzikor më të pasur dhe kompletuar më parë.

Ju jeni dhe profesor i muzikës në Itali. Si është të jesh profesor përveç si krijues, artist?

Për shumë motive kam filluar të punoj si mësues muzike. Isha vetëm 20 vjeç dhe sapo kisha marrë diplomën time të parë. Më duhet me të vërtet t’i dilja zot vetes që nga e përditshmja, qeraja, shpenzimet, veshjet, faturat. Gjithmonë e kam ndjerë nevojën të kisha pavarësinë ekonomike. Në vitet e adoleshencës kam parë tim atë kur jepte mësime muzike, më pas ky moment erdhi shumë natyrshëm tek unë. Diploma ime në Kanto Modern ishte një kërkesë e shkollës dhe ndjehesha i lumtur që do të kaloja në një tjetër katedër. Duhet të jem i sinqertë vitet e para i kam dhënë rëndësi mësimdhënies duke shkruar më pak. Ndërsa në dy vitet e fundit dëshira për të kompozuar muzikë më ka tërhequr si një tren. Pjesëmarrja ime në Festialin e Këngës në Tiranë ishte për mua një riftim personal dhe profesional. Sigurisht nuk është një pikë mbërritje por nisje.

Egert ju u prezantuat para publikut shqiptar në Festivalin e RTSH-së për herë të parë. Kënga mbante titullin “ Mos ik”, e rrymës xhaz. Çfarë emoconesh përjetuat?

Festivali për mua ishte si një ëndërr e parealizueshme. Ishin të paktën dhjetë vjet që dëshiroja të merrja pjesë por peripecitë e jetës më sollën t’i jepja përparësi studimit, diplomimit dhe gjërave të tjera. Sot mendoj që është më mirë kështu. Këtë vit hyra në Festival me pjekurinë muzikore që vite më përpara nuk i kisha. Nuk e Egert Pano1fsheh emocionin që ishte i jashtëzakonshëm më tepër në natën e parë. Më në fund pas shumë vitesh këndova në vendin tim për njerëzit e mi. Një orkestër kaq e madhe luante notat që mendoja në studion time dhe shtëpi. Kjo për mua ishte kënaqësia më e madhe. Nuk e fitova festivalin dhe mendoj se është e drejtë kështu. Megjithatë u përpoqa të sillja elegancën, sqimën dhe respektin për publikun.

Planet e ardhshme në fushën e muzikës. Mund të na zbuloni diçka për këtë pjesë të jetës aristike?

Rreth një vit po punoj me producentin tim Emanuele Mattozi për produksionin e cd-së time të parë. Me pjesëmarrjen në festival vendosëm të prodhojmë cd-në me dy versione shqip dhe italisht, vjen natyrshëm që puna të dublikohet. Shpresoj që dimrin e ardhshëm të jetë gati. Dëshira ime e zemrës është të të kthehem sërish në Shqipëri duke bërë të njohur dhe punën time. Një përshëndetje për të gjithë dhe me mirënjohje nga unë Egerti.

Share: