Home KRYESORE Fragment nga libri me poema “Vrima”

Fragment nga libri me poema “Vrima”

Nga Rita Petro

Të dashurosh apo jo?
Kjo është çështja…
Të durosh ditët që zvarriten në këmbët e tua
Apo të kapësh yllin që bie fluturimthi?
E di, më i sigurt je shumëkëmbësh mbi tokë
I lumtur je tek hap krahët e fluturon
Ndonëse një vrimë e zezë
Ka hapur gojën
Aty poshtë…

Sa për veten time
E di
Jam i atij soji
Që kurrë nuk heq dorë
Që dhe në errësirën më të thellë
E gjej një yll
E në qoftë i shuar
Me frymën time e ndez…
Dhe kur ai dobët xixëllon
E mbaj atë flakë gjallë
Brenda në gojë…

Share: