Home KRYESORE Gjyqtari i ferrit!

Gjyqtari i ferrit!

Nga Luan Kurti

Kam bërë gjumë me ëndrra të llahtarshme. Sikur kisha rënë në një gropë me gjarpërinj dhe përpëlitesha pa shpëtim. Isha në një labirint, në errësirë totale.
Vetë e ke fajin mu bë një zë, je mëkatar se nuk ke zbatuar mësimet që të janë dhënë që i vogël. Nuk më kujtohen, u shfajësova, ka kaluar kaq kohë!… T’i kujtojë unë, por tani s’bën fajde. Ja dëgjo me vëmëndje:

Nuk i bihet murit me kokë! Para të madhit dhe prapa mushkës mos rri! Po qe se shefi thotë dy edhe dy bëjnë pesë, aq bëjnë! E drejta nuk është gjithmonë e drejtë! Dorën që se kafshon dot, puthe! Me qeverinë dhe me zjarrin mos luaj! Shih nga pragu e brenda! Kur s’ke pula, mos ja bëj më kot “ish”! Të ligut hapi udhë! Më mirë i varfër, i ndershëm dhe faqebardhë, se sa batakçi dhe faqenxirë! …. Këtu mbahu, ja prita me entuziazëm, jam i ndershëm dhe s’jam turpëruar kurrë! – Ja, prapë gabon, ma priti serbes, konceptet e tua për nderin nuk janë ato që predikojmë ne, prandaj do gjykohesh si heretik.

– Po ti kush je?- e pyeta instinktivisht me shpirt ndër dhëmb.- Gjyqtari i ferrit, -mu përgjigj malukati me skërmitje…

Share: