Home KRYESORE Izet Haxhia në listën e Interpol

Izet Haxhia në listën e Interpol

Interpol Tirana botoi një listë të shqiptarëve në kërkim ku rezulton edhe Izet Haxhia, ish-truproja e ish-Presidentit Sali Berisha.

Haxhia ka qenë i akuzuar dhe gjykuar në mungesë për pjesëmarrje në vrasjen e deputetit Azem Hajdari, akuzë që nuk e ka pranuar asnjëherë.

Ai u arrestua në Turqi në vitin 2006, por arriti të fitonte betejën gjyqësore dhe drejtësia e vendit turk ka urdhëruar që ai të mos largohet nga vendi, duke penguar edhe ekstradimin.

Pasi Berisha erdhi në pushtet, kërkoi kthimin e emrit të tij në listën e Interpolit.

Së fundmi emri i Haxhisë shfaqet edhe në listën e rifreskuar.

Haxhia ka reaguar me nje postim ku nuk mungon ironia:

“Mora vesh se kisha emrin në listën e rifreskuar të Ministrisë së Tahirit, me personat që kërkohen nga Ä°nterpoli. Kur jam arrestuar nga Interpoli turk në 2006, për hesap të Interpolit shqiptar, kuptohet që automatikisht emri im bie nga listat e të kërkuarve.

Pas mbajtjes peng në burgjet turke për pesë vjet, në kundërshtim me të gjitha ligjet ndërkombëtare të ekstradimit dhe konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, u lirova me kushtin për të mos u larguar nga Turqia dhe duke firmosur çdo ditë në defterët e policisë turke

Pas lirimit mora vesh se qeveria demokratike e Salës, me urdhër të tij kuptohet, kishte dërguar përsëri emrin tim në Interpol dhe kërkuar arrestimin tim

Nuk më vjen keq që akoma mendojnë të hakmerren ndaj meje politikanët e të gjitha racave që bëjnë rotacionin në Shqipëri. Më dhimbsen vetëm lekët e taksapaguesve shqiptarë, me të cilat paguhet kërkesa për arrestimin tim nga Interpoli

Ma merr mendja se ministri Tahiri i ka do punë më urgjente e më të rëndësishme sesa arrestimin tim. Nëse burgosja ime e rregullon gjendjen e krimit në Shqipëri, unë jam gati të kthehem menjëherë në Atdhe edhe me këmbë qoftë, sikur shkonin dikur pelegrinët në Mekë.

E rëndësishme është që të marrë njëherë e mirë fund krimi në Shqipëri, me arrestimin tim”./Dita.al

Share: