Home KRYESORE Më respekt për të dehurin

Më respekt për të dehurin

Nga Rita Petro

Ju lutem,
Më respekt për të dehurin
Më durim e tolerancë,
Nëse në majë të gjuhës
E keni fjalën: Ik pirdhu!
Thojani atë më mirë
Ndonjë kandidati per deputet
Në takimin e tij elektoral,
Apo ndonjë bejtexhiu
Që ju reciton vargjet e tij,
Ndoshta më mirë bashkëshortes
Që ju pret me të shara
Për këpucët me baltë …
Por kurrë
Mos ia thoni një të dehuri,
Vështrojini sytë e tij
Gati sa nuk plasin
Nga vetmia,
Ai vuan nga të vërtetat
Qe do t’i thotë të gjitha
Por askush nuk e dëgjon,
Se ne njerëzit serioz
Ndihemi te qetë
Mes gënjeshtrash .

Share: