Home KRYESORE O Zot, na çliro nga vetëvetja!

O Zot, na çliro nga vetëvetja!

Nga Enver Bytyçi

Në Prishtinë nisi një protestë e madhe, e fuqishme, me pjesmarrje të jashtëzakonshme. Për momentin u ngroha, më erdhi mirë. Thashë me vete se “ne mundet ta mundim të keqen. Ja kështu mundet e keqja, me pjesmarrje masive, me qytetari! Kështu mund të rrëzohen qeveritë zuzare, të këqija ose të paafta! Po mendohesha e thosha: “Sikur opozita ta kishte bërë këtë që në fillim!!! Sikur ajo të mos kishte zgjedhur si mjet dhunën, por protestën e të kërkontë mbështetjen e qytetarëve!!! Ajo do ta kishte rrëzuar me kohë Mustafën dhe Thaçin”!

Por nuk zgjati shumë, shkuam në origjinë, e dëshmuam përsëri veten se “jemi të egër”, të egër me vetveten deri në infinit. Se besën e kemi për hasmin, ndërsa intrigën e forcën e përdorim kundër vetëvetes. U zhgënjeva, u pikëllova.

Pamjet tragjike në sheshet e rrugët e Prishtinës po i shoh si lajmin më të keq të mundshëm për të sotmen e të ardhmen e shqiptarëve. Dikush kërkon ta rehabilitojë Milosheviçin.

Në ç’kuptim, do të pyeste dikush? Eshtë e ditur se Milosheviçi të gjithë ndërmjetësuesve ndërkombëtarë u thoshte “Shqiptarët nuk binden ndryshe, vetëm me gjuhën e forcës”! Ia thoshte këtë diplomatit Holbrook, ia thoshte Joschka Fischerit. Ia tha një natë para bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë edhe dy gjeneralëve të Aleancës, Clarc dhe Naumann.

Dhe kam frikë se sa herë këta burra të diplomacisë politike e ushtarake të botës, këta miq me kontribute të jashtëzakonshme për lirinë e Kosovës shohin i skenat e sotme të Prishtinës, do të vihen para dilemës: “A mos vallë Milosheviçi kishte të drejt딝?!!!

A nuk po thonë vetë personalitetet perendimore se “bënë gabim që rrëzuan Sadamin, Gadafin, Barakun”, pas gjithë atyre që po ndodhin në këto vende?! A duhet që burrat dhe gratë e Kosovës ta lënë vendin të lëshohet në këtë situatë, në të cilën janë vendet arabe?!!

A do të ishte kjo një goditje e rëndë e shtetësisë së Kosovës dhe ardhmërisë së saj?! Nuk e di, ka ardhur një moment kur nuk ke më fuqi të mendosh, sepse frika të kapllon dhe rruga humb në oborrin e shtëpisë. Zot ndihëmoji dhe njëherë shqiptarët të çlirohen kësaj radhe nga vetëvetja!

Share: