Home KRYESORE Për virtytin më të lartë të njeriut:

Për virtytin më të lartë të njeriut:

1
0
SHARE

Nga Rita Petro

Mjafton
Të gërryesh me thonj mure,
Të shkelësh mbi vijat e bardha,
Të kalosh në semaforë të kuq
Të pish deri në fund shishkën e helmit ,
Dhe ta vjellësh dhe pikën e fundit të saj.

Mjafton
Ta shohësh veten në thellësi të pasqyrës
Dhe t’i tregosh asaj të vërteta tronditëse
Si lakuriqësia e mëkateve të tua,
Pa kërkuar falje dhe as mëshirë.

Pastaj mund të marrësh një megafon
dhe t’ia thuash tërë botës,
se Krishti vdiq njëherë e mirë
se ishte vetëm i mirë,
ndërsa Ti je dhe ashtu dhe kështu
Ke për të parë po nuk i le të gjithë pa gojë…

Pastaj
Do të ndihesh aq mirë,
Vetja do të të duket burrë e jo krimb
Nën peshën e frikës dhe të gjykimit…

Dhe atëherë
Thirre vdekjen që s’ka ditur kurrë të gjykojë
E thuaji:
Po vdes për virtytin më të lartë të njeriut:
GUXIMIN për ta parë veten në sy!

Sigurisht, ke dhe të drejtë të pyesësh:
E çfarë fitoj,
Nëse i bëj të gjitha këto?!

Share: