Home KRYESORE Reforma zgjedhore perparesi si e Drejtesise…

Reforma zgjedhore perparesi si e Drejtesise…

Sot qe ne mengjes si asnjehere tjeter kryetari i parlamentit Ilir Meta ishte i ftuar te kolegu Bashkim Hoxha ne 24 News ku edhe foli per Reformen Zgjedhore si domoshmeri. Duket se LSI eshte me e interesuar per reformat e tjera pertej asaj ne Drejtesi. Me pare, sekretari i pergjithshem i LSI-se Luan Rama i tha kryeministrit Rama se raporti i FMN-se eshte me i rendesishem se ai i Komisionit te Venezias!

Sot Partia Demokratike kërkoi miratimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore në seancën e se enjtes. Në një letër drejtuar kryetarit të Kuvendit, demokratët theksojne gjithashtu se duhet nisur pa vonesa puna për të përmbushur rekomandimet e OSBE-së lidhur me shqetësimet e ngritura nga vëzhguesit ndërkombëtarë për zgjedhjet e 2013-ës dhe ato te 2015-ës.

Kryetari i parlamentit ilir Meta konfirmoi sot se te ejten parlamenti do trajtoje miratimin e përbërjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Share: