Home KRYESORE TRUPI pa ORGANE

TRUPI pa ORGANE

Nga Blerta Haxhiaj

Njerëzit pyesin se çfarë është trupi pa organe?

Mirëpo akoma pa u përgjigjur jemi të përfshirë në këtë trup pa organe, zhvillojmë gjithë aktivitetin tonë jetësor, një proces ku trupi ka mjaft organe dhe tashmë dëshiron ti flake ato tutje apo ti humbë ato. “Trupi i njeriut është në mënyrë të pamjaftueshme skandaloze, në vend që të kemi një gojë dhe anus për të gjithë proçesin pse mos të kemi një vrimë dhe për të ngrëne, edhe për të eliminuar.” (A THOUSAND PLATEAUS Capitalism and  Schizophrenia Gilles Deleuze Felix Guattari)

Për të gjetur trupin pa organe duhet të gjejme si si duhet kompozuar ajo, kjo është një çeshtje jetë a vdekje, moshe, gjinie, gëzimi apo hidhërimi. Një trup pa organe është një i tille kur kemi hequr çdo gjë, ajo që mund të hiqët bëhet saktësisht me fantazinë dhe subjektifikimi i të tëres ”“ psikoanaliza bën të kundërtën, ajo konverton çdo gjë në fantazi, ngushton në fantazi.

“Një trup pa organe është tashmë pjesë e trupit prodhues, është i përfshirë në trup”. Çdo herë dëshira është e tradhëtuar, e mallkuar mirëpo gjithmonë pas saj qëndron një “prif” i cili shërben si një pararojë për mallkimin e dëshirës, dëshira është një litar që të ngërthen, prifti mban sakrificën e parë dhe të gjithë bien në tatëpjetë, figura më prezente te prifti është psikoanalisti me tri parimet Deshira; Vdekje; dhe Realiteti.

Intensiteti i prodhuar nga çdo trup pa organe jep një vazhdueshmëri e intensitetit të vazhdueshëm,  Gregory Bateson përdorë  termin Plateu si një regjion i vazhdueshëm i intensitetit të konstituuar në ate mënyrë ku nuk lejohet të ndërpritet vetëvetja nga një ngacmues i jashtëm.

Një Plateu është një pjesë e imanencës, dhe çdo trup pa organe ëshë i përbërë nga Plateus, çdo plateu është vet një plateu në komunikim më plateus-ët tjerë  në një plan konsistence, një trup pa organe është një përbërës i një kalimi. “ Gadualisht po afrohemi realizimit të asaj që trupi pa organe nuk është e kundërta e organeve. Organet nuk janë armiqët. Armiku është organizmi.

Trupi pa organe ështe kundërshtare jo e organeve mirëpo e asaj që organizon organet e cila quhet organizem” ku le të analizojmë pak shqetësimet që na rrethojnë, organizmi ”“ kuptimi dhe subjektifikimi ”“ sipërfaqja e organizmit, kendi i kuptimi dhe interpretimi ”“ Ti do të organizohesh, do të jesh një organizëm, do të artikulosh trupin tënd, shkurt do te jesh një i shtypur. Do të jesh nje interpretues dhe i interpretuar, nje deviacion. Nje ure kaluese. Do të jesh një subjekt, i gozhduar, një subjekt eunuk.

Trupi pa organe rrëshqet mes sipërfaqes së ngurtësuar dhe planit të saj gjë që kjo e bën atë të lirë; “Trupi pa organe tregon vetëten për atë që është: një bashkim dëshirash; bashkim i fluksit, vazhdueshmëria e intensitetit:” ku trup është dëshirë, është ajo çka dikush dëshiron dhe po ai të jetë i dëshiruar, dhe jo vetëm një imanence e dëshirës. Dëshira shkon dhe më larg ”“ paraja; armët; policia; Shteti; bile dhe fashizmi është dëshirë. Atje ku ka konstitucion të trupit pa organë atje ka dhe dëshirë në relacion me tjetrin, kjo nuk është thjesht ideologji por një çështje reale, një fenomen i fizkës, biologjik, psikik social apo kozmik.

trupi.jpgTesti i dëshirës nuk është të denoncosh dëshirat e rreme por të dallosh me dëshirë atë të cilin i përket ndasisë dhe cila i përket konstruksionit të planit të imanencës. Plani i imanencës ( i brendshëm që mund të qenësojë ndryshe, por vetem brenda diçkafit ) nuk është aq i thjeshtë sepse ka gjëra që edhe mund të refuzohen si psh. zgjedhjet e trupit pa organe si një funksion makinës që e projekton atë.

Në përgjithësi konsiston së identiteti i efekteve, vazhdimesia, totaliteti i trupit pa organe nuk mund të nënshtrohet nga plani i imanencës vetëm në qoftë se nga një makinë e aftë për të mbuluar apo krijuar e aftë për lidhshmëri mbrenda dëshirës, apo duke mbushur dëshirën duke absorbuar lidhjet e vazhdueshme. Ndryshe trupi pa organe ”“ plani i tij do te jetë në dysh nga gjenitë, të margjinalizuarit ndërkohe qe planet tjera boshe do të triumfojnë. Trupi pa organe permban nje shumesi kombinimesh te flukseve te deshires.

Share: