Home KRYESORE Zhgenjimi i rinise, Kombi pa rini si familja pa femije

Zhgenjimi i rinise, Kombi pa rini si familja pa femije

Nga Lisen Bashkurti

Prej 45 vjetesh punoj me rinine. Puna me rinine eshte sfide e madhe. Gjithnje rinia tenton te jete nje hap perpara brezave te tjere, pavaresisht nese eshte e pergatitur dhe e qarte per kete.

Nga vete mosha, rinia nuk preferon te persiate per te kaluaren, e cila per te nuk eshte objekt nostalgjie. Nga vete mosha, rinia nuk e perjeton me shume ngulmim te sotmen, pasi e konsideron shume kalimtare. Rinia mban gjithe shqisat dhe mendjen tek e ardhmja.

Rinia mendon dhe enderron per nje te ardhme jo shume afatgjate. Vizioni rinor per te ardhmen eshte deshira e se nesermes. Kjo, sepse ne boten rinore, midis ideve, nevojave dhe deshirave, keto te fundin jane dominuese.

Bazuar ne keto tipare rinore kam vezhguar me kujdes permes nje metode te thjeshte empirike se si ndjehet rinia shqiptare studentore sot ne Shqiperi dhe Kosove.
Vezhgimi me rezulton se ka rritje te zhgenjimit te rinise lidhur me perspektiven zhvillimore te Shqiperise dhe Kosoves. Zhgenjimi ka te beje me tensionet e tejzgjatura politike, varferine e pandryshueshme ekonomike, arsimimin pa destinacion ne te ardhmen, jeten e vaket kulturore e shpirterore.

Me shume se gjysma, e studenteve te pyetur nga une me rezulton, se do largoheshin nga vendi pa qene fare te qarte per te ardhmen jashte, mjafton te lene pas merzitjen qe I shkaktojne situatat me kriza ciklike ne Shqiperi dhe Kosove.

Kjo situate rinore duket se nuk eshte sa dhe si duhet ne agjendat e politikave tona. Shtetet, qeverite tona, por edhe aktoret jo-shteterore duket se kane turlilloj agjendash, por agjenden rinore e kane vetem ne retorike.

Nese aktoret shteterore dhe jo-shteterore nuk do prioritizojne seriozisht agjenden rinore me gjithe permasat dhe dinamiken e saj shume shpejt familjet shqiptare do ngelen pa femije dhe Kombi shqiptare do ngelet pa rini. Do hynim ne nje faze plakje jo natyrore sic po ndodh te shume kombe te tjere, por ne nje faze plakje te imponuar nga deshtimet e politikave tona.

Apeloj tek te gjithe aktoret shteterore dhe jo shteterore ne Shqiperi dhe Kosove te kthejne qysh sot syte te rinia. Neser do jete vone…shume vone. Pa rinine Kombi shqiptar do humbiste nje prej vlerave me te vyera qe e ka mbajtur gjalle, e ka fuqizuar dhe e ka dalluar midis popujve e kombeve te tjere ne Evrope.

Share: