Home KRYESORE 10 zhvillimet me te rendesishme sipas Erion Kristos

10 zhvillimet me te rendesishme sipas Erion Kristos

1. Mbështes bërjen e parkut të fëmijëve te liqeni, edhe pistën e biçikletave, edhe pistën e vrapit. Liqeni ka nevojë për infrastrukturë ku njerëzit ta shijojnë liqenin, jo vetëm ta shikojnë.

2. U gëzova shumë që Aleanca Kuqezi goditi ministrin me vezë. Po dhe atë herë që bëri gjënë e duhur, gaboi shënjestrën, duke goditur shoferin, jo pasagjerin.

3. Duke uruar Kosovën martire për festën e pavarësisë, them se më pëlqeu Festë-Protesta e saj.
4. Shpreh ngushëllimet e mia për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Turqi, për humbjen e jetëve njerëzore. Nderkohe jam mirënjohës që studentët tanë shpëtuan për një qime.

5. Puthja e dorës së liderit suprem nga disa ithtarë, më bën të mendoj se gjërat janë më rëndë se sa mendoj. Ajo çka unë aspiroj, s’ka lidhje fare me atë çka aspirojnë qeniet e tjera të gjalla. Më kujtohet ajo poezia e Kadaresë: Jetojmë të dy në një qytet, dhe sa rrallë shihemi, sa rrallë.

6. Këta duan t’i japin kuptim fjalës “taksapagues”, po s’duan t’i japin asnjë kuptim fjalës “llogarikërkues”.

7. Unë acarohem kur më përmendin fjalën administrator i mire. Administratorë leshi. Tirana s’ka një trotuar.

8. Një shkencëtare shqiptare që jeton jashtë atdheut, njeriu më paqësor që njoh, pasi pati një përvojë me spitalet shqiptare, tha: “Këta duan që t’u vësh një bombë mu këtu në spital”.

9. Urrejtja ime është kur këta baballarët e kombit vendosin në kokë ato kapelat e ndërtuesve dhe hiqen sikur janë ndërtues të mëdhenj. Duket sikur kanë vënë prezervativë të përdorur në kokë.

10. Unë mendoj se politikanët tanë e mbaruan kohën e dukjes. Tani ka ardhur koha e zhdukjes.

P.S. Korrigjoj faktin qe aleanca e ka goditur vertet personazhin ne fjale. Kete ma bene te ditur vete. Thjesht cilesia e filmimit ishte e dobet.

Share: