Home KRYESORE Apeli i Blushit per John Kerryn: Publiko emrat e oligarkëve!

Apeli i Blushit per John Kerryn: Publiko emrat e oligarkëve!

Nga Tedi Blushi

John Kerry, Ju e dini që fjala e SHBA-ve ka një autoritet të padiskutuar në opinionin publik në Shqipëri! Meqënëse vini të dielën në Tiranë ja thoni opinionit publik shqiptar emrat e oligarkëve e zyrtarëve të lartë të korruptuar për të cilët edhe ambasadori juaj në Tiranë ka thënë se nuk do lejohen të hyjnë SHBA. Ju do i shpallni non grata por ne e keqja do na mbesë sërish në derë. Bëjeni këtë akt publik në të mirën tonë në mënyrë që t’i vemë emra dhe t’ia njohim fytyrës së keqes! Jo se nuk i dimë por se jemi të paaftë e të pafuqishëm që t’i shohim!

John Kerry publikoje listën!

Share: