Home KRYESORE Arrestimi i drejtorit të Tatimeve, ja akuzat

Arrestimi i drejtorit të Tatimeve, ja akuzat

Policia e Tiranës zbardh më shumë detaje nga arrestimi i Androkli Kokthit, drejtorit të Tatimeve në Tiranë. Sipas policisë ai është prangosur për shpërdorim detyre dhe se hetimi ka zgjatur disa muaj. Më poshtë njoftimi i plotë i policisë. “Arrestohet për shpërdorim detyre. Medatë 18.02.2016 nga specialistët e Antikorrupsionit në Drejtorinë e Policisë Tiranë u arrestua shtetasi Androkli Kokthi, 40 vjeç, banues në Tiranë. Pas një hetimi disa mujor ndaj shtetasit Androkli Kokthi me funksion Drejtori Rajonal i Tatimeve Tiranë, u arrestua për shpërdorim detyre. Prokuroria ka nxjerr urdher ndalimi per shperdorim detyre ku vetem nje subjekti i eshte vertetuar kthimi i mallit ne kundershtim me lìgjet, ne vlera te medha . Dyshohet dhe raste te tjera te cilat jan ende ne hetim.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Share: