Home KRYESORE As Majko as Dajko!

As Majko as Dajko!

Nga Ylli Dylgjeri

Dialogu i djeshëm në podiumin e antarsimeve te reja në PS solli një batutë që duhet vlerësuar nga opinioni.

Ish Kryeministri Pandeli Majko, i bëri me dije publikut se Blushi e ka marë dokumentin e antarësimit nga vetë “dora Majko”, ndryshe nga ç’pretendon “dora Ruçi” se Blushi duhet marë njëherë tesrën e PS, e më pas të pretendoi për kreun e Partisë…Ky ishte Lajmi.

Më tej, Majko sqaroi se edhe Kokëdhimës ja ka dorëzuar po ai dokumentin e antarit të PS. Kaq. Më tej Majko, mbeti në podium aty, midis Blushit dhe Kokëdhimës, e në krah të Ramës…

Atehere, zoti Majko, na e ndani këtë punë! Ka nisur një debat për hapje gare në Kongresin e PS-së.

Për kë krah jeni Ju? Për Ed Ramën, për Ed Ndocin, apo Ben Blushi? Për votim kryetari apo jo? Deri më dje, kuptuam, ashtu siç e sqaroi edhe Rama që tha: rrini si Majko, se u del më mirrë…që për antarësinë e PS po kuptohet: As Majko, as Dajko!

Ju lutem zoti Pandi, na qetësoni një herë:

ku jeni Ju?

Share: