Home KRYESORE Barcoletat e Źiźek (Źiźek’s Jokes)

Barcoletat e Źiźek (Źiźek’s Jokes)

Nga Blerta Haxhiaj

Ajo çka e karakterizon Źiźekun në tërësi janë ‘duke e përmendur’ baracoletat (!), është e lehtë të imagjinohet gjestikulacioni dhe mimika e tij gjatë një përformance të tillë, barcoleta për seks, barcoleta për çifutë, barcoleta për filma – definitivisht ky është Źiźek, në tërësi këto barcoleta tregojnë pjesën e tyre si një kritikë të shoqërisë dhe një pjesë e rëndësishme filozofike. Talenti komik i tij, e karakterizon më së shumti domenin e filozofisë duke e shndërruar në një atraktivitet në vete. Një angazhim, impakt i barcoletave nuk e largon atë nga shkrimet e mëparshme, mirëpo ato përmbajnë kontekstin filozofik, politik që e preokupojnë autorin.

“Barcoletat e Źiźekut” – (Źiźek’s Jokes) e publikuar në Mars/2014 është një libër i vogël e cili tenton të përfshijë laramaninë e barcoletave të përdoruara nga Źiźek-u, në to vërëhet shenja e dialektikës hegeliane, psikoanaliza Lakiane apo ideologji, edhe pse shumica janë të shkruara me një gjuhe ‘pothuajse ofenduese’, mesa duket nuk është shqetësuese.

Psh: “Ja ku është një barcoletë e vjetër çifute e pëlqyer nga Derrida” – flet për një grup çifutësh në një Sinagogë duke pranuar kotësinë e tyre përpara syve të Zotit, së pari Rabini ngre duart lart dhe thotë – “Oh Zot, e di jam i pavlerë. Jam një Asgjë!”. Pasi mbaron, një biznesmen i pasur ngrihet në këmbë dhe thotë duke goditur vetëveten në kraharor: “ O Zot, edhe unë jam një i pavlerë, i fiksuar pas gjërave materiale. Jam një Asgje!” Pas këtij spektakli, një njeri i varfër dhe i vuajtur ngrihet dhe thotë: “ Oh Zot jam një Asgjë.” Biznesmeni i pasur prek rabini dhe i përshpëritë në vesh “Çfarë ofendimi! Kush është ai përson që guxon të deklarojë që është Asgjë dhe ai!”

Logjika e Triadës Hegelianë në mënyrë përfekte mund të paraqitet në lidhjen mes migrenës dhe seksit – dukë filluar me një skenë klasike: një mashkull (bashkëshort) dëshiron marrëdhënie me bashkëshorten e tij, dhe ajo përgjigjet : “ Më vjen keq i dashur, por kam një migrenë të tmerrshme, mund të bëj Asgjë tani! ” pozita filluese është atëherë kur e mohuara dhe e invertuara shfaqet me ngritjen e lirisë feministe – pastaj kur bashkëshortja kërkon seks dhe është bashkëshorti i lodhur nga dita që përgjigjet: “Më vjen keq e dashur por kam një migrene të tmerrshme …” në momentin përfundimtar të negacionit të dyfishtë apo ndryshe të pohimit e inverton tërë logjikën, është momenti kur argumenti kundër argumentit për pohimin e bashkëshortes dhe thotë: “ E dashur, kam një migrenë të tmerrshme, të bëjmë dashuri që të relaksohem-i !” me një moment të depresionit të mohimit radikal mes dy versioneve të dialogut të dy bashkëshortët kanë migrenë dhe dakordohen të qetësohen më një filxhan çaj … Pohim – Mohim – Pohim ┐┐

Metodika e shkollës së vjetër ( përsëri, përsëri, përsëri) kjo është se si Lenini kishte shprehinë e të lexuarit në mënyrë të pandërprerë dhë këshilla që u jipte të rinjëve “Mësoni, Mësoni dhe vetëm Mësoni” kjo është një barcoletë klasike e cila transmeton një metodikë të vjetër duke përdorur këtë moto në një kontekst të papritur.

Marx-i, Engels-i dhe Lenin-i i pyesin se çfarë preferonin, një bashkëshorte apo një dashnore. Marx-i i cili njihej për sjelljen e tij konservative përgjigjet “Një bashkëshorte”; Engelsi i cili dinte të shijontë kënaqësitë e jetës përgjigjet “Një dashnore” mirëpo me befasinë e të gjithëve ishte përgjegjia e Leninit “Të dyja – Bashkëshorte dhe Dashnore” Ndoshta vallë kjo ishte ngase ekzistonte ndonjë paplotësueshmëri e fshehur? “Në këtë mënyrë, si do të justifikohesh kur je me të dashurën, bashkëshortes dhe se si do të justifikohesh kur je me bashkëshorten, të dashurës” – “Çfarë do të bësh?”- Lenini përgjigjet “Do të shkoj në një vend të vetmuar dhe mësoj, mësoj vetëm mësoj”

Problematika e Badiou …nocioni për të sforcuar të Vërtetën mund të derivojë në diçka të gabueshme duke aplikuar logjikën Lakian-e “E fejuara ime nuk është kurrë vonë për në takim, sepse në qoftëse momentin që është vonë për në takim, ajo nuk është më e fejuara ime”. E vërteta nuk duhet sforcuar mirëpo disiplina dhe rregulli janë të domosdoshme… duke sforcuar të vertetën nuk kemi më të bejmë më një të tillë

Residenca ku e vërteta qëndron për trajtimin psikoanalitik – Roli Kyç i Tjetrit – një njeri i cili beson se është një “kalli gruri” dërgohet në një institucion mendor ku doktorët bejnë më të mirën e tyre për ta bindur se nuk është i tillë mirëpo është një Njeri (sidoqoftë ai kurohet dhe trajtohet) dhe bindet që është një njeri dhe jo një kalli gruri, lejohet të dalë nga spitali mirëpo menjëherë kthehet mbrapsht duke u dridhur dhe i trembur – jashtë derës qëndronte një pulë dhe ai kishte frikë së mos ajo do ta hante atë, dhe duke u munduar që ta bindin se ishte një njeri dhe jo një kalli gruri, ai përgjigjet: “Unë e di që jam një njeri mirëpo pula nuk e di!”
Nuk është e mjaftueshme që të bindësh pacientin për të Vërtetën e Pandërgjegjshme dhe simptomat e tij mirëpo vetë e Pandërgjegjshmja duhet sjellë për të kapur të vërtetën. E njëjta është dhe për teorine e Marx-it për fetishizmin: Duke imagjinuar një subjekt borgjez duke ndjekur mesimet e Marx-it dhe mëson për fetishizmin. Pas mësimit ai kthehet te mesuesi i tij duke u ankuar se ishte akoma një viktime e fetishizmit materialist dhe mësuesi i përgjigjet : “Por ju e dini se si gjërat qëndrojnë, materialistet janë vetëm shprehje të lidhjeve shoqërore, aty ka Asgje magjike për to” dhe nxënësi replikon“ Patjetër e di atë, por materialistet me të cilat jam duke u përballur mesa duket nuk e dinë atë” këtu qëndron pikësynimi i Lacan-it në këtë frazë me formulën e vërtetë të materializmit e cila nuk është “ Zoti nuk ekziston” por “Zoti është i pandërgjegjshëm”
Në shoqërine tonë mund të bëjmë shaka dhe të tregojmë barcoleta të ndryshme, përveç faktit që nuk guxojme apo e marrim si ofendim nëse përdorim si subjekt nënën dhe motrën – duke mos harruar gruan – ndaluni dhe mendoni pak; sa shumë është e shprehur diskriminimi gjinor me këtë … pra meshkujt mund të na shajnë sa të duan por nëse një femër ngrihet dhe shan nga ana e babait, vëllait, kushëririt etj, si mund të pritet kjo !
Ne jemi një popull shumë Gazmor dhe i mirëpresim të gjitha llojet e të sharave!
Pra Faleminderit!
Rëndësia e barcoletave është unike dhe e domosdoshme ku përmes të qeshurës dhe humorit transmetohet gjysma e së vërtetës dhe me raste e gjithë e vërteta dhe duke mos harruar të përmendim aspektin mësimor të tyre.

Share: