Home KRYESORE Basha radikal ne përmbajtje, me shume se ne forme.

Basha radikal ne përmbajtje, me shume se ne forme.

Nga Basir Collaku

Jo pak funksionare te PD janë te zëne duke gjetur vërejtje per Lulzim Bashen. Madje deri ne ate pike sa nuk kane kohe per mazhorancen. Pastaj kur ju tepron ndonje minute “pa dashje”, thonë e pyesin perse nuk është opozita e forte!?

Te pakten grate e kesaj partie, kane qene dukshem me opozitare se ata te gardes se vjeter qe per tete vite si linin rradhe kujt tjeter te fliste. A kane halle?? A kane frike? Saktesisht po. Sepse kur degjojne Ramen tek flet “kodra pas bregu”, mendojne se mos ka hasur ne ndonje dosje te tyren gjekundi.

Ndryshe nuk do i kishte braktisur guximi ne korrikun e vitit 2013 dhe nuk dihet se kur do ju rikthehet. Basha ka nisur te vere kufij dhe nuk ka perse te permbahet fort. Ai ka marre kosto per veprimet e te tjereve, perse te mos marre per te vetat..?! Ai eshte kercenuar nga Mafiozet ortake te qeveritareve ministra e kryeminister.

Asnjeri nga te tjeret nuk eshte sikletosur, madje, flirtojne me qeverine jo pak, per te blere heshtjen e saj, per zhurmen e tyre. Ne inventarin e viteve duket se nuk ndihmojne por kushtezojne, sepse jane aksionere ne telashet e vjetra dhe ngadaltesimin e rrokullisjes se zullumqareve qeverise se sotme.

Basha, ka nje epersi ndaj kundershtareve politike. Nuk eshte i lidhur me bandat dhe kriminelet. Ndaj kundershtaret ne mazhorance dhe idhnaket ne PD, bejne sa munden te sillen njelloj kunder tij.

Nuk mungon ne kete aksion dhe media e organizuar e cila zgjatohet ne pushtet. Basha ka nisur te jete i drejtperdrejte ndaj shume aktoreve. Kete nuk duhet ta ndaloje dhe mos priret nga kursimi. Ai ka qene radikal ne permbajtje, shume here me teper se ne forme.

Dekriminalizimi si nisme e tij, ka ndikuar ne krisjen e grupit oligarg ne qeverisje. Te tjerat kane ardhur si derivate dhe do te prodhojnë produkt…

Share: