Home KRYESORE Kauza Came nuk zgjidhet nga shoqata lagjesh qofshin ato edhe ne Europe!

Kauza Came nuk zgjidhet nga shoqata lagjesh qofshin ato edhe ne Europe!

Te nderuar lexues,

ne rrjedhen e artikujve sensibilizues mbi kauzen e drejte Came dhe arritjeve dhe mos arritjeve qe jane realizuar, duke vene re se Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet kryen veprimtari ne emer te Shoqates Patriotike Cameria dhe duke e cilesuar personalisht kete taktike krejt absurde, dua te sjell ne vemendjen tuaj kete artikull shkruar dy vite me pare dhe qe besoj vlen ta lexojne te gjithe camet qe merren me politike!

Nga Artur Nura

Portale te ndryshme bejne me dije se Gjyqi Ndërkombëtar i Hagës pranoi dosjen e Çamërisë, për rikthimin e Çamëve në trojet e veta.

Njoftimet thone se Prokuroria e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, pranoi Dosjen e Çamërisë, për rikthimin e Çamëve në Trojet e tyre!

“Është një ditë e mbarë, dhe një çast historik” ka thëne kryetari i Shoqatës Demokratike “Çamëria”, qendra në Hollandë, Festim Lato i cili ka kryer ketë akt patriotik dhe entuziazmi i kapi te gjithë.

Në këtë çast historik për kombin dhe atdheun, ka folur edhe edhe Koço Danaj, drejtues e nje partie politike e cila nuk ka prova me votën e qytetareve ketej dhe andej kufirit dhe pretendon Shqiperine Natyrale! Pra ai nuk ka lidhje te drejtpërdrejte me kauzën, apo zgjidhjen e çështjes çame.

Në këtë akt historik, por lokal të dorëzimit të Dosjes Çame, në tre gjuhë, Anglisht, Gjermanisht, dhe Frengjisht dhe qe prezanton me sa duket, terthorazi gjenocidin grek kundër shqiptarëve të Çamërisë, paska patur të pranishëm edhe patriotë të shquar çamë!

Pastaj kishte, thonë njoftimet, patriote te tjerë shqiptare nga Presheva, Medvegja, Prishtina, Shkupi, Ohri, Tetova, Vlora, Tirana, Ulqini, Prizreni e Arta dhe Janina.

E sigurte qe gjithë e gjithë bëheshin rreth 20-30 vete dhe perfaqesonin gjithe keto troje shqiptare te ndara ne pese shtete, duke mbetur akoma i vetmi komb i ndare kaq keq! Ndoshta kjo situate specifike e shqiptareve te ndare dhe te percare, është edhe per shkak te këtij lloj patriotizmi folklorik qe na karakterizon.

Ky akt i dorëzimit formal dhe të pranimit nga Prokuroria Ndërkombëtare e Hagës, sigurisht qe është një akt politik sensibilizues, por kurrsesi ashtu sic nevojitet ne te vertete, akt ne plan shtetëror!

Tashme Komuniteti Cam qe duket se ne ketë aktivitet ka qene pakice, është i përfaqësuar ne institucionet me te larta te Shtetit Ame te Shqipërisë dhe prej tyre duket, nuk ka patur asnjë individ, jo me institucione sic janë Shoqata Patriotike Cameria apo Partia per Drejtësi dhe Integrim…!

Ndjese, Partia per Drejtësi Integrim dhe Unitet sepse Partia per Drejtësi dhe Integrim ka qene partia came politike e cila nga pikëpamja e ndërkombëtarizimit te Ceshtjes Came ka bere shume me shume, edhe pse me me pak vite jete politike se PDIU-ja.

Ne saje te punes se saj me ne krye z. Tahir Muhedini, z. Amos Dojaka, z. Galip Taho e shume te tjere djeme e vajza nga ky komunitet dinamik, Chris Patten Komisari per Politike te Jashtme te Komisionit Europian, pas kerkeses se 8 eurodeputeteve italiane njohu Ceshtjen Came dhe premtoi vemendje ndaj zgjidhjes se saj ne plan bilateral.

Ne plan Shqiptaro – Greke pra dhe, atehere komuniteti Cam nuk ishte akoma i perfaqesuar ne parlament dhe qeveri, por arriti te beje te mundur qe nje delegacion nga kjo parti, PDI-a te pritej zyrtarisht ne Parlamentin Europian dhe eurodeputeteve ju dorezua nje dosje prezantuese e Ceshtjes Came.

Por, sigurisht zgjidhja e kauzes Came do vije vetem atehere kur Shteti Shqiptar ta kerkoje nje gje te tille dhe ndaj duhet kujtuar qe, komuniteti Cam pas dekadash beteja politike nepermjet Shoqates Patriotike Cameria, vendosi te organizohet ne parti politike qe te arrije ne vendim-marrje dhe qeverisje per te bere te mundur qe te drejten e tyre ta kerkojne nepermjet shtetit te tyre ame.

Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet ka pergjegjesine politike dhe historike ti imponohet Shtetit Shqiptar qe ta kryeje nje borxh te tille ndaj ketij Komuniteti vital te Camerise, perndryshe asgje nuk do ja vleje dhe amaneti i eterve te persekutuar dhe vrare nuk do mbahet!

artur nura fiksNjerezit qe drejtojne PDIU nuk duhet te harrohen dhe konfondohen me pushtetin per perfitime kalimtare. Ata, ato duhet qe pushtetin e realizuar nga vota e cameve, ta konvertojne ne detyrim te shtetit ndaj zgjidhjes se kauzes se tyre te drejte.

Kauza e Komunitetit Cam eshte krejtesisht e drejte dhe ata nuk kerkojne me shume se Komuniteti Grek ne Shqiperi per te cilin Athine ska pushuar kurre per respektimin e te drejtave te tyre si pakice. Camet kerkojne te njejtat te drejta ne Greqi dhe ish tokat dhe shtepite e tyre nga ku u perzune ne dhune.

Share: