Home KRYESORE DJALI ME MAMA SEKSI…!

DJALI ME MAMA SEKSI…!

NGA HABERET E MITROS

Në katin e parë ka ardhur të banoi një italian. Gruan e ka nga Kameruni. Nuk është grua, por top-modele afrikane. Ka një djalë 5 vjeç. As I zi e as I bardhë. Një ditë bëra dy-tre marifete për të takuar bukuroshen afrikane. E pyeta për djalin, për të ndënjur sa më gjatë me të ëmën.

-Djali luan çdo ditë me fëmijë shqiptarë. Dua që të mësoi shqip. Le ta ketë si kujtim një gjuhë të dytë…

…Kaluan 6 muaj. Një ditë dolla në ballkon. Italiani luante. Të gjithë I flisnin italisht. Duke pasur sebep djalin, thashë t’I hedh një sy zeshkanes. Zbrita shkallët dhe trokita në derë. Portën e hapi e zonja e shtëpisë. Kishte veshur një bluzë të hollë! Ruana zot! Dallova: Thumbi i cicës si lajthi, do ta pi o me raki!… Më erdhi ndërmend ky avaz I një kënge popullore përmetare!

-Si shkon djali me shqipen?

-Nuk ka mësuar asnjë fjalë. Dhe nuk ka për të mësuar kurrë: Këtu të gjithë fëmijët flasin italisht!

-Shqipen më mirë e mësojnë gratë e huaja kur shoqërohen me burra të sërës sim,- thashë unë në gjuhën e mamasë.

Zeshkania, duke mos kuptuar tekstin dhe nënteksin, buzëqeshi duke nxjerrë një palë dhëmbë… që isha gati ta pranoja një kafshim nga ku le të më rridhte gjak demokrati…

Share: