Home I pakategorizuar E mbani mend Kakomene?

E mbani mend Kakomene?

Nga Artan Gaci, Deputet PS

Ishte qeveria e majte e viteve 2000 qe e kishte kontraktuar e qe bashke me bizneset private vendase do ndertonin resortin e pare me 5 yje ne Shqiperi. Ishte nje nga kompanite me serioze ne bote. Club Mediterran quhet, e shtrire ne gjithe boten me nje portofol prej miliona turistesh. Ishte rasti i pare dhe mbase i vetmi ne keto 25 vjet  ku nje investim i tille ishte kaq prane te berit realitet.

 U leshuan si hijena opozita e asaj kohe, nuk lane gje pa thene, bej protesta, akuzo qeverine, kerceno firmen, digju kantieret, prishu pronen, blloko rruget, intimido gjithe ata qe po merreshin me ate investim, kerceno investitoret duke u thene se do u anullonin lejen me te ardhur ne pushtet etj etj,, nuk lane gje pa bere.

 Me muaj te tere u moren vetem me Kakomene. Histeri kolektive e opozites se atehershme. Dhe ja dolen, e perzune nga syte kembet investitorin.

  Nese do ishin qasur ndryshe dje, mbase sot do e kishim pasur ate rezort, ndoshta edhe disa te tjere mbas reklames se madhe qe do te kishte bere ai grup per Shqiperine.

  Ka shume mundesi te kishim pasur sot edhe nje kategori me cilesore turistesh. Dhe do kishim pasur, pervec investimit, edhe disa te ardhura me teper si shtet nepermjet taksave per pune publike.

 Ato investime nuk u bene fale asaj opozite qe per karriget e saj kishte per borxh te digjte vendin sic e ka bere sa here i eshte dhene mundesia per te shkaterruar.

 Ajo opozite nuk eshte as me pak as me shume, por e njejta opozite, motamo, me kete sot.

 Te njejtet njerez, e njejta filozofi, e njejta qasje ndaj biznesit. Jane vetem pak me te plakur e akoma me te keqinj se dje. Kane kaq kohe qe ne nje sintoni histerike kunder biznesit dalin nje e nga nje e hedhin balte mbi cdo marredhenie qeveri-biznes, ne forme koncesioni a partneriteti publik-privat, vetem e vetem per te sabotuar e intimiduar cdo lloj iniciative pavaresisht benefiteve te shoqerise prej ketyre marredhenieve.

   Une mirekuptoj edhe ndonje koleg timin qe ka ndonje qasje jo shume miqesore ndaj biznesit dhe e justifikoj me debatin e brendshem ideologjik per te majten, por nuk e kuptoj dot fare se cfare keni ju, qe e quani veten te djathte, e qe nuk lini rast pa u bere pjese e kesaj histerie, per te thene me te pakten, kunder biznesit.

 Nuk e kam pasur kurre iluzionin, as ne ato fillim vite 90, kur u ideuat e pilotuat nga Ramiz Alia se do perfaqesonit te djathten, mbushur me ish komuniste e sigurimsa. Por qe mbas 25 vjetesh, te degjosh te riun e vjeter qe keni ne krye te lincoje, sic bente dje me emra te pervecem, me histori, shpifje e aludime te tmerrshme per nje nga kompanite e huaja me te medha ne Turqi qe do te investoje qindra miliona euro ne Shqiperi, kjo eshte per te vene duart ne koke.

 Ne vend ti lusim e ti inkurajojme nga mengjesi deri ne darke, PD, PS, LSI, shqiptare, emigrante kudo ku jemi, per te nxitur njerez te investojne parate e tyre ne kete periferi te izoluar te Europes,  ju beni krejt te kunderten.

 Me zor c”prisni t’i turreni me ate balten qe vetem ju dini ta gatuani cdo te huaji qe e con neper mend te investoje ne kete vend.

Kemi nje problem ne kete vend, e qe fatkeqesisht kontributin me te madh e ka politika. Hidhet balte nga mengjesi ne darke per biznesmenet duke vizatuar nje steriotip te gabuar ne gjykimin tim.

Fusni ne nje thes qellimisht biznesmenet e ndershem me ata qe pastrojne para me biznese, trafikantet e prostitutave e te droges qe kamuflohen si biznesmene, tenderaxhive te cdo qeverie qe pasurohen me parate publike per shkak te korrupsionit, apo ata qe punojne me parate e ish ministrave. E beni per 2 arsye. Per te mbrojtur keta te dytet qe jane financuesit dhe ortaket tuaj, dhe per te intimiduar e perdorur biznesmenet e ndershem.

 Fusni ne nje thes qellimisht edhe koncesionet. Edhe ketu me te njejten llogjike vini shenjen e barazise, mes partneritet qe nis per qellime te mira ku te gjithe fitojne sipas nje modeli qe rendom po aplikohet ne vendet e zhvilluara, dhe i barazoni me koncesionet alla Rapiscan. Edhe koncesionet po u bene mire jane ne dobi te te gjitheve, po u bene keq jane hajduteri. Vidhnit ju e kujtoni se vjedhnin te gjithe.

 Une inkurajoj cdo lloj bashkepunimi publik-privat si menyra me e mire, aq me teper ne kushtet tona, per te thithur investime e ofruar me shume sherbime, ne kohe shume me te shpejte. Sa me shume investitore te jene te gatshem te investojne atje ku qeveria as nuk mund t’a coje neper mend me mundesite e kufizuara qe ka, aq me shume perfiton cdo qytetar i ketij vendi.

 Po i kthehem pyetjes se pare. E mbani mend Kakomene? 

 kakome bayMund te ishte inauguruar qe para 10 vjetesh. Jo vetem ne ketu ne salle me familjaret tane, por shume e shume shqiptare te tjere do e kishin frekuentuar e shijuar e do kishin nxjerre me pak para nga ky vend per pushime e fundjava jashte Shqiperise. Nje shembull i vogel per te ilustruar efektin zinxhir te perfitimit te humbur. Nderkohe qe kemi 10 vjet qe ofrome me 1 euro gjithe Shqiperine dhe nuk erdhi 1 grup per te bere nje resort. Jo me 1 euro, jo me te falur, por edhe po tu japim leke, Club Mediterrane nuk vjen me ne Shqiperi.

 Kjo qasje me keto pasoja nuk eshte politike. Per mua ky eshte krim!!! Dhe ato qe qasen keshtu duhet te trajtohen si armiq te ketij vendi.

Share: