Home KRYESORE “Forca Rinia”: Rinia lidhja me e forte midis Shqipërie dhe Kosoves

“Forca Rinia”: Rinia lidhja me e forte midis Shqipërie dhe Kosoves

Gjatë ditës së djeshme partia “Forca Rinia” e përfaqësuar nga një delegacion i saj i kryesuar nga kryetari z.Dritan Broka, realizoi një sërë takimesh në Republikën e Kosovës me qëllimin për të kontribuar në jetësimin e programit politik të “Forca Rinia”.

Si fillim delegacioni realizoi një takim me përfaqësuesit e partisë “Aleanca Kosova e Re” (AKR) përkatësisht z.Islam Pacolli – anëtar i Asamblesë së Prishtinës dhe ish-Ministrin e Ministrisë së Tregtisë të Kosovës, këshilltarin politik të Z.Behgjet Pacolli përkatësisht z.Ismet Mulaj.

Në këtë takim dy palësh u diskutua për një bashkëpunim ndërmjet dy subjekteve politike, kryesisht në kuadrin e rinisë, por dhe çështjeve të përbashkëta në të dyja shtetet. U ra parimisht dakord që këtë bashkëpunim tashmë dypalësh t’a shtrijnë në praktik në organizime konkrete për të dyja partitë.

forca rinia kosove2Më pas delegacioni i “Forca Rinia” pati një takim në Ministrin e Arsimit të Kosovës me zyrtarin e lartë të ministrisë z. Skënder Vitia, ku u diskutua për arsimin në Kosovë dhe në Shqipëri, marrëveshjen e fundit të realizuar nga dy ministritë, arsimin dhe risitë që mund të realizohen në të dyja vendet. Palët ranë dakord të kenë takime në vazhdueshmëri për këto qëllime te përbashkëta.

Takimi i tretë u realizua në qytetin e Gjakovës ku delegacioni i “Forca Rinia” u prit nga Nën/kryetari i bashkisë. Bashkëbisedimi u përqendrua te bashkëpunimet e ndërsjellta për rininë dhe arsimin. Në këtë takim u fol dhe për ekonominë e qytetit e per aktivitete të përbashkëta të cilat mund të realizohen në vazhdueshmëri.

Së fundi delegacioni I “Forca Rinia” i mbylli takimet me z. Shkëlqim Murtezi, kryetar i Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit Përgjithshëm dhe Profesional dhe Drejtor I përgjithshem i “ESC International” për Europen juglindore. Në këtë takim u diskutua për evropianizimin e arsimit professional në Shqipëri dhe Kosovë, për rritjen e standardeve sipas Bashkimit Europian në këto fusha. Delegacioni nga Tirana mori përsiper që këto standarde t’i aplikojnë në disa nga shkollat profesionale më të mira në Shqipëri duke realizuar një bashkëpunim me këto institucione.

forca rinia kosove1“Forca Rinia” ndërmjet bashkëpunimeve brenda dhe jashtë vendit po kontribuon në mënyre aktive në tre shtyllat e rëndësishme ekonomike dhe politike: Ekonomi, arsim, dhe rinia (aktivizimi, përfaqësimi dhe punësimi i të rinjve), tre shtylla themelore të së tashmes dhe të ardhmes.

“Forca Rinia” si organizim politik i sheh këto shtylla me një dinamizëm te nevojshëm dhe sa më të shpejtë zhvillimi midis Shqipërisë dhe Kosovës realizuar me motorin me eficent te shoqërive përkatese, pra Rinise këtej dhe andej kufirit.

Share: