Home KRYESORE Kur vdesin, a ringjallen yjet?

Kur vdesin, a ringjallen yjet?

Nga Alban Bala

Sa shume jete kam jetuar ne nje jete te vetme!
Jam ngjitur ne qiell nga shkallet e zjarrit
Ne krahun lindor te hotel Greiff.
Atehere isha me i ri se vetja. Fluturoja
Dhe lamtumiren e pare e shkrova tek rete.

Kam lundruar, sidomos neteve kam lundruar
Ne barkun e nje varke qe flinte mbi breg.
Me ciganet mbremjeve kam kenduar, ulur
Ne Luna Park, buze Murit te Vdekjes.

Jam ringjallur dhjete here e dhjete here kam shkuar
I patrembur, i drojtur, i lodhur, i dlire,
I mundur nga gjithcka qe s’kuptoja. Por jeta
Jeta eshte nje mesim i mire.

Sa shume kohe kam jetuar ne nje jete te vetme!
Kisha qene i lumtur femije! Nuk e dija.
Kam jetuar cdo moshe te njeriut e gjithhere
Kam lindur
Ne kohe te veshtira.

Tri rini i percolla e te tjera pres,
Jetoj moshen e burrit e ndoshta femije
Do te plakem hareshem me kujtesen e gurit
Qe gdhenda kur isha ende pa u lindur.

Kam mbetur ne qiell si nje re qe iken
Dhe boten sot e njoh vec nga ngjyra e syve.
Sa shume jete ne nje jete!
Me lehte numeroj yjet.

Kur vdesin, a ringjallen yjet?

Share: