Home KRYESORE Labirinthi i punës dhe diktatura e bukës së gojës!

Labirinthi i punës dhe diktatura e bukës së gojës!

Nga ShqipOn

Tashmë ka hyrë në fuqi ligji “Për punëkërkuesit” i cili synon të nxjerrë nga skema qytetarët që nuk duan të punojnë. Çdo qytetar i cili do të refuzojë ofertën e punës qoftë edhe një herë do të humbasë statusin si i tillë dhe do ti hiqet përkrahja sociale ose buka e gojës.

Shqipëria është vendi i parë në Europë për papunësinë e të rinjve. Në ekonominë e tregut, puna është produkt i investimeve. Qeveria kërkon të shkarkojë përgjegjësinë tek qytetarët dhe jo tek braktisja e Shqipërisë prej investitorëve të huaj dhe vendas.

Korrupsioni është ADN e këtij shteti të kapur nga një kastë që nuk heq dorë prej privilegjeve. Presioni për bukën e gojës dhe forcimi i Policisë është tregues i qartë i rënies së këtij shteti i cili po mbahet me borxhe, përcarje dhe propagandë sistematike.

Falimentimi i kësaj kaste për ndërtimin e një ekonomie moderne, që të ofrojë punë cilësore po degradon përditë të ardhmen e shqiptarëve. Shqiptarët duhet të kuptojë se loja e vjedhjes reciproke thjesht po zgjat agoninë e rënies totale të vendit.

Clirimi i shtetit nga zaptuesit e tij dhe rikthimi i institucioneve qytetarëve sovranë është rrugëdalja e vetme për ndërtimin e një ekonomie kombëtare dhe të begatë për të gjithë!

Share: