Home KRYESORE Letër e hapur!

Letër e hapur!

Nga Luan Kurti

Zonja dhe zotërinj! Ndaj me juve gjithë brengën dhe pikëllimin tim për vdekjen e Sadnës tek “Bidai”. E si mund ta durojë zemra e një burri të vdesë ashtu kot së koti një grua si Sadna?! Jo vetëm unë por gjithë familja ime jemi tejet të prekur. Me këtë rast duam t’i dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta jo vetëm trupës së aktorëve të telenovelës, por edhe gjithë popullit indian. E di se flas edhe në emrin tuaj! Nuk ju mërzit kjo punë, ë? Në emrin tuaj kanë folur edhe politikanët dhe ju nuk keni kundërshtuar, sepse jeni gen fisnik. Propozoj me këtë rast që të ngremë flamurin në gjysmështizë për të treguar ndjeshmërinë tonë si komb! Kemi lënë mënjanë hallet dhe taksiratet tona, përballë kësaj fakeqësie që ka goditur Bidain indian! Nuk thonë kot e keqja nuk ka fund. Ne e hamë një çap bukë, por kemi kryet mbi supe. Ja Sadna vdiq, kurse ne nuk kemi vdekur akoma! Le ta kthejmë dhimbjen në forcë ! Në shenjë solidariteti me ne, vjen në Tiranë më 14 Shkurt, në ditën e të dashuruarve pas Bidait, sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri. Zoti me një dorë të hedh me tjetrën të pret, prandaj kurajo fratelo!

Share: