Home KRYESORE Lot gëzimi te Elenit qe i shpëtoi vdekjes…

Lot gëzimi te Elenit qe i shpëtoi vdekjes…

Nga Lida Shosha

Sot bëme solidarizim me koleget e QSUT-se dhe na dhane certifikate mirënjohje nga disa institucione me dy kolege te mi, por e them sinqerisht dhurata me bukur e ditës se sotme ishte Eleni. 5 vjet pas një operacioni te vështire per një tumor, Eleni, pacientja ime deklarohet e shëruar sipas Protokollit. – “Jam gjalle prej teje”! – Filloi te qante – “Nuk do te harroj” – me thoshte dhe une nuk arrij dot te shpjegoj cfare emocioni ndjen mjeku, por dhe njeriu qe janë ne një trup, mendje dhe shpirt me mjekun. Faleminderit ti Eleni…E paç jete te mbare e te gjate.

Share: