Home KRYESORE Maqedonia po heton politikane, midis tyre dhe Ali Ahmeti dhe Mendu Thaci

Maqedonia po heton politikane, midis tyre dhe Ali Ahmeti dhe Mendu Thaci

Prokurorja special Katica Janeva, para vetes do të përballet me sfidë serioze, pikërisht atë që e pret populli i Maqedonisë, por edhe faktori ndërkombëtarë.

Redaksia e “OhridSky” muaj më parë kishte shkruar se  FBI-ja amerikane, BIA serbe, prokurores speciale Janeva do t’i dorëzojnë materiale që kanë të bëjnë me aktivitetet kriminale të qeverisë së VMRO-DPMNE-së, ku si frontmenë kryesorë në të gjitha marrëveshjet e dyshimta, paraqitet Mile Janakievski së bashku me kumbarin e tij, i cili është një prej maqedonasve më të pasur me prejardhje nga f. Vërbjan – Debarcë, Ljupço Todorovski-Radnik, Martin Protugjer, Gordana Jankullovska, Orce Kamçev, Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Nikolla Todorov, Ivica Konevski, Ilija Kitanovski edhe 40 funksionarë lartë të ranguar partiakë të VMRO-DPMNE-së.

Sipas këtij portali, në materialet ekskluzive që do t’i dorëzohen prokurores speciale Katica Janeva (e që nuk kanë qenë pjesë e ‘bombave’ të Zaevit), gjenden edhe video incizime nga më tepër ngjarje, siç janë “Monstra”, “Lagja e Trimave”, “Polikollor”, “Tetra sistem”, “shitja e artefakteve nëpërmjet postës diplomatike”, “larje e organizuar e parave nëpërmjet Maqedonisë në narko kartelat nëpërmjet Maqedonisë, në vlerë prej mbi 100 miliardë euro. Personat e lartpërmendur do të jenë “pacientët e parë” në përpunimin e Janevës.

Sipas burimit të “OhridSky”, prokurorja speciale Katica Janeva dhe familja e saj, janë nën mbikëqyrje sigurimit të vazhdueshëm 24 orë nga forcat speciale të SHBA-ve, të cilët janë në gjendje në çdo kohë të intervenojnë në mbrojtje të saj, por trajtim të tillë do të ketë edhe ekipi i saj, që ajo do ta zgjedh. Është koha që krimi i organizuar në Maqedoni të pastrohet, i cili viteve të fundit është motor për shumë aktivitete kriminalistike në Europë dhe më gjerë, flet diplomat i lartë për siguri, për “OhridSky”.

Share: