Home KRYESORE Ministri i qeverisë Rama ka në lidhje të fshehtë me këngëtaren…?

Ministri i qeverisë Rama ka në lidhje të fshehtë me këngëtaren…?

Politikanët shqiptarë çdo ditë e më shumë po lakohen nga femra këngëtare për lidhjet e tyre të fshehta. Tashmë duket se është kthyer në trend që këngëtaret rebele të publikojnë disa të dhëna, në lidhje me romancat e tyre të fshehta. Pas Xhesika Ndojt, një tjetër këngëtare ka rrëfyer historinë e saj rozë me politikanët shqiptarë. Është bukuroshja e njohur me emrin e artit Gugu, të cilën e pamë për herë të parë disa javë të shkuara në “Zonë e Lirë”, ndersa ka rrëfyer për revistën “Story” se ndryshe nga Xhesika, ajo ka përjetuar një romancë me një nga ministrat aktualë. Por siç shprehet këngëtarja, gjithçka përfundoi keq, pasi vajza nga Lezha u detyrua t’i vërë flakën makinës së tij. “Kam djegur makinën e të dashurit, për të cilin mund të them vetëm se është një nga ministrat aktualë. Emrin s’mund ta them, sepse është i martuar dhe s’dua ta shkatërroj karrierën që sapo kam nisur. Nuk jap dot shumë informacione për këtë histori, edhe pse shumë njerëz e dinë çfarë ndodhi para 9 muajsh”, ka thënë më tej ajo. /albeu.com/

Share: