Home KRYESORE Në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”do hapet reparti i Mjeksise Interne

Në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”do hapet reparti i Mjeksise Interne

Petrit Vargu

Jam shume i lumtur. Më në fund, pas një presioni të gjatë që filloi më 13 Janar 2014 deri dje 08 Shkurt 2016, ku ngrita për të panumërtat here problemin e hapjes së repartit të mjeksisë polivalente dhe kardiologjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, që automatikisht i hap rrugën edhe pritjes së urgjencave polivalente në këtë spital, Ministria e Shëndetësisë, para 2 orësh dha urdhër për hapjen e repartit të Mjeksisë Interne. Mendoj që kjo gjë do të normalizojë fluksin e pacientëve nëpër urgjenca.

Ndërkohë, vazhdon gjyqi im me Drejtoreshën e Q.S.U. “Nënë Tereza” (e cila me kërkesë të Ministrit të Shëndetësisë), për kërkesën time të bërë 2 vite më parë në të njëjtin televizion, më dha paralajmërim për përjashtim nga puna se gjoja kisha ofenduar kolegët. Unë problemine e çova në gjyq ku 2 shkallët e para i kam fituar. Drejtoresha e Spitalit eshte treguar shumë insistuese që paralajmërimi të ngelet dhe të më hiqet sipas ligjit, pas 6 muajsh, duke e dërguar çështjen deri në Gjykatën e Lartë.

Duke falenderuar kolegët kardiologë të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi” të cilët më deklaruan me shkrim që unë kam ngritur një problem të drejtë dhe nuk kanë asgjë kundra meje, Ju njoftoj që do të vazhdoj me insistim që në kardiologjinë dhe mjeksinë interne të Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, të bëhet një punë normale ashtu si dinë dhe meritojnë kolegët të cilët punojnë aty, duke absorbuar edhe një pjesë të urgjencës së Tiranës dhe duke ndikuar direkt në mbarëvajtjen e punës në urgjencën e Q.S.U. “Nënë Tereza”.

Ju kërkoj ndjese të gjithë miqve të mi që Ju kam shqetësuar me këto statuse të cilët janë thellësisht profesionale dhe që kanë vlerë vetëm atëherë kur (larg qoft) kemi të afërmit të sëmurë…

Share: