Home KRYESORE Një libër për Erion Veliajn dhe debili Lubonja

Një libër për Erion Veliajn dhe debili Lubonja

Nga Koloreto Cukali

U bë ca që botën perëndimore, pjesë e së cilës nuk jemi, e ka ngacmuar e bërë të dridhet një libër i shkruar nga një rojtar pyjesh në Gjermani. Libri i titulluar “Jeta e Fshehtë e Pemëve: Çfarë Ndjejnë, Si Komunikojnë Ato ”“ Zbulime nga Një Botë Sekrete” është një nga librat më të shitur në Europë vitin e kaluar dhe i ka mrekuluar lexuesit me lajmet ”“ e njohura prej kohësh nga biologët ”“ se pemët në pyje janë krijesa shoqërore. Pemët mund të numërojnë, të mësojnë e të kujtojnë; të kujdesen për fqinjët e sëmurë; të njoftojnë njëra-tjetrën për rreziqet duke dërguar sinjale elektrike përmes një rrjeti kërpudhor të quajtur “Wood Wide Web”; madje, për arsye ende të pashpjeguara, ato i mbajnë gjallë cungjet e pemëve të tjera të prera apo të thyera për shekuj me rradhë duke ua ushqyer rrënjët me një lloj lëngu sheqeror që ua përcjellin përmes rrënjëve të tyre.

Ky libër, sipas Nju Jork Tajms, të ndryshon përgjithmonë mënyrën sesi ti i sheh pyjet e pemët.

Po e sjell këtë libër në vëmendje, pikërisht në kohën kur Bashkia e Tiranës ka vendosur të shkatërrojë Parkun Rinia (dhe jo vetëm) me gjithë pemët që ka sipër për të ndërtuar një parking nëntokësor. Ideja gjenitale e injorantëve dhe shpirtharëve të Bashkisë është që pemët e Parkut Rinia do i shkulin që andej dhe do i rimbjellin më vonë (pas 2 a më shumë vitesh, kur të mbarojë parkingu), çka është më e pakta një idiotësi (edhe pa e lexuar këtë libër) sepse rrënjët e atyre pemëve janë me dhjetëra metra të thellë, sepse ato kanë ngritur për dhjetëra vjet komunitetin e tyre dhe dëmtimi i tyre pas kësaj “zhvendosjeje” do jetë i përjeshëm. Por, shpirti i tharë i anëtarëve “të majt딝 të Këshillit Bashkiak (plot biznesmenë e anëtarë partie të fryrë me vjedhje në postet paraprake) nuk do t”ia dijë për zemrën e qytetit e aq më pak për komunitete pemësh.

Kriminelët pasivë

Ka një lëvizje intelektualësh për të mbrojur Parkun, por ju nuk lexoni për të e nuk e shihni në kronika lajmesh. Arsyeja është e thjeshtë: media është palë me krimin, në mënyrë aktive ose pasive. Të pasurit, ata që bëjnë ç’të duan me këtë qytet, ua kanë mbyllur gojën të gjithëve me para, me dhurata, me kredi, me aksione pronarësh, apo me hijen e pushtetit shumicës së portaleve, të gjitha gazetave e televizioneve. Më shumë se lufta për të mbrojtur Parkun, ajo që më intereson sot është diçka tjetër.

Debili

Ik o plere burgu; kafshe parahistorike; o toç; kur s’te vrau Enveri ty, shpetove mor qen; njeriu me i pavlere, superidiot dhe ronxhobonxho shembullor; berishian; zoti analist i shqyer; budallalleqe injorantesh; protesta idiotesh pa logjike; llapaqen; sharlatan i ndyr; kafsh; njerez te pafytyr, sikur t’ju ket shkerdhy djalli, te hane ndonje plumb pas koke; debil…

Këto janë rëndom komentet e lexuesve (gabimet ortografike SIC) nën shkrimet e Lubonjës e që unë i mblodha nga vetëm nga 2 shkrime të fundit, njëri prej të cilëve për mbrojtjen e Parkut. Lubonja, që as ka vrarë njeri, as ka prerë pemë, as ka dhënë konçesione, as ka rritur biletën e të varfërve me 33%; që vetëm ka shkruar e lexuar libra, që vetëm shkruan e jep ide nëpër blogje. Madje, ndër të paktët që po ngre zërin aty ku shumicës së gazetarëve nuk ua mban. Nuk ka rëndësi të analizohen se kush i bën komentet, nëse janë shqiptarë të frustruar në emigracion, nëse janë të rinj të punësuar në shtet për të bërë luftë me komente në rrjetet sociale, njerëz që jetojnë në një botë paralele, apo thjesht cungje socialë…

Cungje, që ashtu si pemët, ne të tjerët i ushqejmë pafundësisht me lëng sheqeror për të mos i lënë të vdesin, por që ndryshe nga pemët ata duan që i gjithë pylli të jetë vetëm me cungje si ata. E vërteta është që në rrjetet sociale këta përmbysin gjithçka me mllefin e tyre, justifikojnë çdo krim, dhe armiku i tyre është ai që shkruan libra dhe që mbron pemët. Këta janë ata që të japin një milionë shpulla, ose të zgjedhin Kryetar Bashkie pa të lexuar asgjë, as programin. Këta, për fatin e keq të atyre pak njerëzve të ndjeshëm, janë ata që vendosin. Kuazi-qytetarët.

Kuazi-qytetarët

Në pamundësi për ta ulur nga poltrona pemë-vrasëse Veliajn, apo për ta detyruar atë të lexojë një libër për pemët; në pamundësi për të bërë që pronarët e mediave të bëhen palë me qytetin e jo me krimin; e vetmja shpresë mbetet që qytetari i Tiranës të ngrihet vetë për të mbrojtur atë që është e tij. Por, kam frikë se qytetari i Tiranës është i njëjti popull që tribunin e vet e përdhos me fjalët më të ndyra (nën anonimitetin online) dhe që dhunuesit e vet i rivoton pareshtur. Njeriu i Sindromës së Stokholmit. Kuazi-qytetari. Ai që ka të drejtë vote por jo shpirt vote, ai që helmin e nxjerr ndaj Lubonjës, jo ndaj atyre që vrasin qytetin. Dhe më kujtohet vargu i një tribuni tjetër që këta që kanë uzurpuar dhe shkrimin e historisë po përpiqen ta dhunojnë me harrim: “Skllevër bij skllevërish, s’e meritoni. Se liri s’doni…”/Lapsi.Al

* I botuar në Anglisht me titullin “The Hidden Life of Trees: What They Feel, How They Communicate ”” Discoveries From a Secret World”, nga Peter Wohlleben.

Share: