Home KRYESORE Rama sqaron mungesen e takimit Kerry – Meta

Rama sqaron mungesen e takimit Kerry – Meta

Kreu i qeverisë aedi Rama ka sqaruar edhe çështjen e mungesës së një takimi me kryeparlamentarin Meta me Sekretarin John Kerry. Edi Rama thotë se Kryetari i Kuvendit është numri dy dhe në axhendë nuk ishte parashikuar takim as me Ilir Metën dhe as me Presidentin, paçka se ky i fundit doli vetë në aeroport.

“Ilir Meta është figura numër dy e shtetit dhe do të ishte e habitshme nëse do vinte kryetar Senati apo Kongresi dhe nuk takonte Metën. Por  vjen Sekretari i Shtetit dhe takon Kryeministrin dhe Kryetarin e opozitës është normale, takoi dhe presidentin kur ky  i fundit i doli përpara në aeroport”, tha Rama ne emisionin e Rudina Xhunges ne Vizion +

Share: