Home KRYESORE Rama sulmon Artan Fugën i cili i është përgjigjur sot per rastesi

Rama sulmon Artan Fugën i cili i është përgjigjur sot per rastesi

Me një ton të ashpër qe e karakterizon dhe pa u përpjekur ta fshehë shqetësimin, kryeministri Edi Rama ka sulmuar hapur profesor e mire njohur Artan Fugën i cili është edhe kushëri i këshilltarit te tij per Media. Kujtojme qe Perqasje.com publikoi nje opinion te profesor Artan Fuga ku shkruante se sipas tij në Shqipëri nuk ka punë dhe se ata që thonë që rinia është dembele janë vetëm ca mashtruese ordinerë.

“Këtu nuk ka punë dhe dalin ca mashtruesa ordinerë, plehra, që thonë se punë ka por rinia është dembele…. Pune ka ndonjëherë, por ato janë për skllevër, në miniera si të kohës të Mbretëreshës Teuta, në gurore si ato ku u revoltua Spartaku dhe filloi kryengritjen e skllevërve, në bujqësi ku duhet të prashishës qepët e gjyshit me pirunj të kohës të bronxit. Pse budalla është një i ri dhe e re që pasi ka bërë masterin të shkojë të punojë si skllav për dy lekë, pa asnjë të ardhme”, shkruan Fuga.

Dhe kjo duket se i ka djegur kryeministrit, i cili, në një aktivitet për punësimin sot, u shpreh: “I përbuz dhe neveris të ashtuquajturit profesorë që thonë se këto nuk janë punë për shqiptarët”. Po me një ton që tregonte nervozitet, kryeministri shtoi: “Sehirxhinjtë, profesorët, kontestatorët duhet ta dinë se punonjësit që paguanin taksat ishin 400 mijë në vitin 2013, ndërsa sot janë mbi 600 mijë”…

Ne fakt duket se profesori i mirënjohur Artan Fuga i ka para prire këtij zhvillimi me shkrimin e publikuar sot ne profilin e tij ne Facebook…

Share: