Home KRYESORE Rama sulmon dhe mbron drejtuesen e FRESSH

Rama sulmon dhe mbron drejtuesen e FRESSH

Edi Rama ka kërkuar rioganizimin e forumit rinor të PS, pasi ka shprehur pakënaqësi për rolin e deritanishëm te ketij organizimi.

Burime nga PS  thanë se kryesocialisti gjatë një takimi pasditen e së mërkurës është shprehur se kreu i FRESSH Joleza Koka nuk do të rikandidojë për këtë post, por do të qëndrojë në drejtim deri në zgjedhjen e kreut të ri të këtij forumi.

Por publikisht ai e ka pergenjeshtruar kete lajm duke thene se Joleza e vendos vet se çfare do te bëjë. Rama përmend edhe një fjalim të Kokës disa ditë më parë që u sulmua në rrjetet sociale.

“Stop me sulmet mbi sajesa per nje 25 vjeçare! Boll gure i leshuat per nje fjale pershendetese, qe dakord s’ishte e lavderueshme, nderkohe qe s’ju bejne asnje pershtypje fjalime te tera parlamentare ose partiake qe perbejne kercenim real per rendin logjik dhe gjuhesor te vendit tone!

Joleza eshte nje vajze e shkelqyer qe ka bere nje pune aspak te lehte dhe me jo pak rezultate pozitive ne drejtimin e FRESSh-it. Nuk e ka larguar askush nga drejtimi i FRESSh-it dhe nese do te kandidoje apo nuk do te kandidoje me kur te vije dita e zgjedhjeve te reja, eshte puna e saj dhe e askujt tjeter! Aq me pak eshte puna e atyre qe s’kane asnje lidhje dhe asnje pune me FRESSh-in,” shkruan Rama ne Facebook.

Share: