Home KRYESORE Fëmija qe ka përkthyes një kryeministër…!

Fëmija qe ka përkthyes një kryeministër…!

Duket se John Kerry ndersa ka përshkruar në këmbë rrugën nga Kryeministria drri te hotel Rogner, ku takoi liderin e opozitës, Lulzim Basha ka patur nje rastesi te bukur dhe origjinale. Teksa ka përshkruar këtë rrugë të shkurtër ne kembe, ai ka përshëndetur qytetarët e shumtë që kishin dalë për ta parë. Kerry ndrrkohe ka shtrirë duart dhe ka marrë në krahë këtë fëmijë të vogël që gjendej aty me siguri rastesisht me të atin.

Kerry e ka pyetur për emrin dhe moshën dhe në këtë rast “përkthyesin” duket se e ka bërë vete Kryeministri Rama. Ne foto duket vete fëmija qe po dëgjon me vëmendje “përkthyesin” e tij shume te veçante dhe me qe ate xhaxhin tjeter nuk e merr vesh fare. Padyshim që ky ishte një moment i veçantë për këtë vogëlush, por edhe për familjen e tij. Ky moment është fiksuar në qindra shkrepje aparati.

Ka qenë vetë kryeministri që e ka postuar në Facebook duke e quajtur “Fotoja e ditës”. Pyetja qe lind me kete rast eshte: a do ta behe Media kete femije dhe familje te njohur? Gjasat jane qe po dhe atyre nuk do i mungojnë ftesat per ne studio televizive…

Share: