Home KRYESORE Si të bashkojmë gjysmat e shqiptarëve për Shqipëri?

Si të bashkojmë gjysmat e shqiptarëve për Shqipëri?

Nga Klodian Gjoka, Aktivist ShqipOn

Urgjenca dhe serioziteti i problemit të emigracionit kërkon një trajtim të githanshëm. Ne fakt për Shqipërinë, Emigracioni nuk është thjesht një problem, ai ka trajtën e një hemorragjie kombëtare. Jemi ndër vendet e para në botë për numrin e emigrantëve në përqindje. Shqiperia është ndarë në mënyrë dikotomike ku gjysma e saj ka braktisur vendin dhe nga sondazhet rinia synon ende ende ta braktisë atë.

Por problemi nuk është vetëm sasior por dhe cilësor sepse ata që largohen janë dhe më të virtytshmit që nuk i dorëzohën realitetit banal shqiptar, por kërkojnë një botë më të mirë ku mund të punojnë dhe prosperojnë.

Në fakt emigracioni dhe eksportimi i krahut të punës ka balancuar deficitin tregtar dhe financiar të ekonomisë konsumiste të Shqipërisë për shumë kohë.

Tani situata po fillon dhe po ndryshon. Deri dje merrej si e mirëqënë se emigrantët nuk kanë rrugë tjetër përveç kthimit. Pas shumë shpresave dhe pritshmërive, me të drejtë tek emigrantët por jo vetëm, po konsolidohet idea se Shqipëria ka pak gjasa të bëhet një vend normal, ku mund të investohet dhe të sigurohet një jetesë e qetë.

Tashme i duhet shtetit shqiptar që të zhvillojë politika jo vetëm të kthimit të emigrantëve në vend por dhe të tamponojë hemoragjinë aktuale. Duhet që praktikat e shëmtuara të denigrimit të emigrantëve nga funksionarët publikë tiu jefpet fund në mënyrë që ata mos ta ndjejnë më veten të huaj në vendin e tyre.

Ka ardhur koha që emigrantëve dhe diasporës shqiptare t’iu dedikohen institucione përfaqësimi permanente ku ata të bëhen pjesë e vendimarjes politike të vendit. Kontributi i tyre duhet të jetë dhe politik pasi ata janë përcjellës të praktikave më të mira perëndimore, kanë formuar sens të fortë kritik dhe nuk janë të prirur të pranojnë propagandën militantiste të partive dhe mund të sjellin format të reja të zhvillimit demokratik për Shqipërinë. Gjithashtu ka ardhur koha që qeveritë shqiptare të heqin dorë nga përqasja vampiriste që kanë për emigrantët dhe kursimet e tyre dhe të zhvillojnë politika fiskale që të mundësojnë investimet e tyre. Domosdoshmëri janë dhe politikat sociale, arsimore që të mundësojnë ripërshtatjen e emigrantëve, familjeve dhe fëmijëve të tyre në Shqipëri.

Shqiptarët jashtë Shqipërisë janë një burim kolosal, në radhë ta parë njerëzor: mbi 30 mijë të diplomuar në Perëndim, qindra mijëra të tjerë të inkuadruar në proçese pune moderne që mund të sjellin know how e tyre nga të katërta anët e botës. Të ardhurat miliarda eruo që emigrantët shqiptarë mund të investonin në vendin e tyre nëse krijoheshin kushte normale, pa korrupsion, me siguri juridike dhe me një infrastrukturë moderne. Pa folur për lidhjet shpirtërore dhe kulturore që mund të instauronim me pjesën tjetër të botës dhe të krijonim një imazh pozitiv për vendin tonë kaq i rëndësishëm në erën e një gare globale.

Ajo që duhet të bëjmë është thjesht adoptimi i disa reformave që mundësojnë ndërtimin e një shteti Normal dhe miqësor me gjysmën e shqiptarëve jashtë trojeve. Po përmend disa prej këtyre mundësive, duke u nisur dhe nga eksperiencat e vendeve të tjera me një emigrim të lartë.

1. Realizimi pa vonesë e së drejtës së votës për emigrantët dhe diasporën shëiptare sipas praktikave të vendeve perëndimore. Si mund të mohojmë këtë të drejtë kaq shumë shqiptarëve dhe pjeseës më vitale të Shqipërisë? Kakofonia elektorale duhet ti lërë vendin nismave ligjore!

2. Mostaksimi i çdo biznesi serioz për 5 vjet, që realizohet nga shqiptarët e ardhur në vendin e vet, dhe forma të tjera lehtësimi fiskal e doganor për këto investime.

3. Krijimin e një nëndhome përfaqësimi në parlamentin shqiptar dedikuar emigrantëve dhe diasporës, e cila të konsultohet dhe të vendosë për ligjet më të rëndësishme të vendit! Nëse duam kontributin e tyre, duhet tiu lejojmë një forum përfaqësimi dhe vendimarrjeje!

4. Krijimi i një Agjencie Kombëtare Diasporës dhe Emigrantëve dhe seksioneve të saja në vendet me prezencë të madhe të shqiptarëve! Krijimi i një Anagrafie me të dhëna të plota mbi vendodhjen e emigrantëve nëpr botë. Promovimin e personaliteteve shqiptare nëpër botë per të qenë këta ambasadoret natyrorë të Shqipërisë, për të shërbyer si ura komunikimi dhe për lidhjeet mes institucioneve shqiptare me ato ndërshetetërore dhe ndërkombetare.

5. Përshtatja e shkollës shqiptare në gjitha nivelet për të ndihmuar fëmijët e emigrantëve të arsimohen dhe të rehabilitohen në shoqërinë shqiptare.

6. Lehtësimi, dixhitalizimi dhe prodhimi on line, i gjithë dokumentave të nevojshme për emigrantët, familjet dhe pasuritë e tyre në Shqipëri.

7. Promovimin dhe inkurajimin e një rrjeti të përbashkët mes shoqatave shqiptare nëpër Botë me mjetë të ndryshme.

8. Detyrim për përfaqësitë shqiptare në botë për të bërë trasparente aktivitetet dhe shërbimet e tyre; publikimi on line i CV-ve të stafit të tyre dhe projektet e tyre; Degjimi dhe regjistrimi on line i gjithë ankesave dhe propozimeve të emigrantëve për personat dhe shërbimet kryer nga ambasadat apo konsullatat!

9. Rikonceptimi i Radio televizionit publik shqiptar, në funksion edhe të shqiptarëve jashtë atdheut. Hapja e seksioneve në vendet ku banojnë shqiptarët. Kurse serioze për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare npj TV dhe internetit.

10. Krijimi apo lejimi i një kompanie ajrore loë cost (si ryan air) në mënyrë që emigrantëve tiu lehtësohet financiarisht një kontakt më efikas dhe i shpejtë me Shqipërinë!

Këto reforma vështirë se do të bëhen nga kjo kastë politike, ngritur mbi privilegje dhe trajtimin e shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë si turrma dhe jo si qytetarë sovranë në vendin e tyre autokton. Mbetet detyrim i shqiptarëve patriotë mos të dorëzohen nga këtij sistemi banal, por tu tregojë rrugën shqiptarëve se si të dalin nga tuneli i gjatë i tranzicionit postkomunist.

Share: