Home KRYESORE Sorosi gjithmone e me prezent ne publikime

Sorosi gjithmone e me prezent ne publikime

Portali ResPublica shkruan se ka rëndësi politike të dorës së parë vëzhgimi i asaj që po ndodh me emrin e Soros së fundmi.

“Emri dhe aktiviteti i tij në Shqipëri që i asociohet disa prej emrave të njerëzve publikë dhe vendimmarrës në vend, po transformohet gradualisht në një paradigmë për të shpjeguar lëvizjet e fundit politike” – shkruan portali.

Një aktivist me profesion avokat, Altin Goxhaj, i afërt me PD-në, ka disa kohë që promovon në profilin e tij në Facebook një linjë qëndrimesh kundër Sorosit. Duke bërë thirrje edhe për protesta. Këto thirrje njohën një shkallë tjetër kur Goxhaj, përmes një interviste publikuar fillimisht në “Balkanweb” do të rendiste emrat e personave që janë “nomenklaturë sorosiane”.

Që këtej, pra nga trajtimi në nivel konspiracioni i dukurisë Soros, u kalua në nivelin politik. Sali Berisha, foli në vetë të parë për miliarderin amerikan, fillimisht në Facebook dhe pastaj në Parlament.

“Dardha e ka bishtin mbrapa dhe dardha është Xhorxh Soros, kam marrë emaile për të. Sorosi është një kryespekulant botëror që mbështet klikat komuniste në vendet ish-komuniste”, tha ai.

I jep tjetër dimension dhe i shton besueshmërinë idesë së komplotit sorosian përfshirja në debat e studiuesit Aurel Plasari që e quan “Rrjetin Soros” në Tiranë si “fidanishte për futjen në dorë edhe në Shqipëri të pushtetit politik, atij ekonomik, madje edhe atij kulturor qysh prej vitit 1993 dhe deri më sot”.

“Prej vitit 1993 zotëria e tij multimiliarderi superbatakçi zbriti personalisht në Shqipëri dhe më bëri nderin duke më atakuar personalisht në një konferencë shtypi ngase nuk i isha bindur organizatës së ndërtuar prej tij, madje e kisha denoncuar publikisht në shtyp veprimtarinë e saj…” – shkruan Plasari.

Gjithë kjo qasje për ta çuar praninë e Sorosit në Shqipëri në stadin e një rreziku sorosian plotësohet edhe sot me një shkrim në gazetën e djathtë “Standard”, e cila përdor një foto që flet më mirë sesa teksti.

Ky i fundit është një analizë kritike e punës së gazetarëve të “BIRN” për çështjen CEZ dhe sidomos për financimin e tyre.

ResPublica citon edhe publicistin e njohur të teorive të konspiracionit, Kastriot Myftaraj në një opinion të vetin të datës 11 janar ku flet për Sali Berishën, Fatos Nanon e Ilir Metën.

“Sipas strategjisë sorosiane këta duheshin nxitur, madje mbështetur që të eliminonin njëri-tjetrin, që të hapej rruga për elitën sorosiane që të vinte në pushtet”, shkruan Myftaraj./Dita.al

Share: