Home KRYESORE Ta fusësh shejtanin në shishe!

Ta fusësh shejtanin në shishe!

Nga Luan Kurti

Na gjeti belaja me “një anëtarë një votë” Krimbi na ka hyrë edhe në familje. Nuk ka me statuskuo, që burri është i pari. Kërkojnë ta bëjnë me votim. Dhe unë në familje kam tre femra. Jam në minorancë. Shanset për fitore janë zero. Do përpiqem se mos e kaloj ndeshjen remi (balotazh), të bëj për vete vajzën e vogël. Nuk di se çfarë t’i premtoj, sepse edhe paratë i mban gruaja. Kush ka pushtetin ekonomik ka edhe atë politik. Mundet për ty kanë simpati, por të shohin si kaqol. Dhe meqë e ke marrë tatëpjetën të gjithë nxitojnë të të japin një dorë. Një “r” e burrit në ka rënë prej kohësh. Tani po na heqin edhe tjetrën. E ç’është heqja e dekoratave para kësaj?! Demokracia ka marifete për t’u dukur demokratike. Kërkon shumicë të cilësuar. Me sistemin “një anëtarë një votë”. Votim në fshehtësi: me orjentim nga lartë dhe dakordësim nga poshtë. Ai që e shpiku ka pasur mendjen femër! E ka futur shejtanin në shishe!

Share: