Home I pakategorizuar TË MOS TJETËRSOHET NDERIMI I RILINDJES KOMBËTARE

TË MOS TJETËRSOHET NDERIMI I RILINDJES KOMBËTARE

Nga Prof.Dr.Albert Frashëri,  Prof.Dr.Alfred Frashëri,  Artur Shkurti
Ka disa vite qё po u vihet rrotull figurave qёndrore tё historisё dhe tё kulturёs kombёtare. Janё ato figura qё e rilindёn idenё e kombit dhe e bёnё shqiptarin tё vetёdijshёm per identitetin e tij, si tё njё prej kombeve mё tё lashta tё Europёs. Nё krye tё kёsaj drame qendrojnё rilindasit dhe vёllezёrit Frashёri si simbol i ringjalljes se kombit. Nё krye menduam se mos duan tё shuajnё Rilindjen si lёvizja me e madhe filozofike e kulturore e historisё sonё. Por tё njёjtin fat po pёsojnё edhe humanistёt shqiptarё tё shekujve XV – XVII. Ata dhe vepra e tyre praktikisht mbeten jashtё sferёs sё edukimit tё brezit te ri. Sistemi shtetёror i edukimit me indiferencen e vet e ka formalizuar kёtё braktisje dhe e ka shndrruar nё njё realitet. Pra ky shkatёrrim fillon me figurat kryesore te Rilindjes dhe shtrihet ne te gjitha gjymtyrёt e universit kulturor e filozofik te kombit.
Tani kemi te gjitha arsyet te mendojme qe kjo strategji te jete akoma me e rafinuar si njё e Keqe e madhe qe po i bёhet tё ardhmes se kombit. Pse? Cfare po ndodh me keto simbole te kombit shqiptar?
Ne çdo shtet figurat e kombit pёrjetohen nё thelbin e tyre. Secila ka individualitetin e saj dhe meriton nje hapesire te veçante ne piedestalin e vet. Nё tё gjithё botёn ky ёshtё kriteri pёr nderimin e personaliteteve dhe veprave te tyre. Imagjinoni nё Louvёr apo gjetkё te vendosёsh nё tё njёjtёn sallё Picasson dhe Rembrandin, Ibrahim Kodren dhe Leonardo da Vinçin. Francezёt e amerikanёt, tani qe mёsojnё nga ministrat shqiptare, nё muzetё e tyre e nё piedestalet e njerёzve tё shquar do tё vendosin Picasson me Volterin, Van Gogun me astronomin Kepler e, pse jo, bashkё me ta edhe ndonjё politikan tё shquar nga anёt tona.
Busti apo shtatorja e njё figure tё shquar pёrfaqeson nje ide tё madhe qe historinё e kombit e ka ndritur si Yll Polar. Tё tilla janё idete dhe veprat e vёllezёrve Frashёri dhe rilindasve tё tjerё. Faik Konica eshte nje periudhe tjeter dhe nuk veme ne diskutim meritat e tij. Te vendosesh Naimin, Samiun, Abdylin, Faikun dhe Ibrahim Kodrёn se bashku ka vetёm njё kuptim e njё qellim: tu heqesh inividualitetin qe dallojnё veprёn e njёrit nga vepra e tjetrit e tё rrafshosh nё zero thelbin e veprave tё tyre. Perfytyroni dёshpёrimin e Ibrahim Kodrёs kur tё gdhihet pranё Naimit e Samiut e . . . kur tё shohё ay pranё edhe Konicёn, do tё mendojё: more po ky qёnka pazari i Korçёs.
albaniafantasticaKjo me sa duket vjen nga ndikimet e shumta qe ka klasa politike,. . . ., edhe nga qarqe tё caktuara tё vendeve fqinje. Si ёshtё e mundur qe asnje politikan nuk e vёren kёtё prirje pёr shkatёrrimin e historisё dhe universit kulturor tё kombit? Qytetari duhet tё kuptojё qe ekzistenca dhe dinjiteti i tij nuk mund tё sendёrtohen jashtё traditёs kulturore tё kombit. Duke pёrjashtuar nga formimi i vet traditёn kombёtare, ai nuk behet francez, as arab dhe as kinez. Ne kete rast ai mbetet jetim jashte natyres njerёzore tё identitetit te tij.
Rrafshimi i figurave do tё thotё neutralizim i ideve tё tyre. Konica humbet midis Samiut e Kodrёs. Kodra humb vlerёn e veprёs sё tij nё krah tё Naimit. Idete dhe vlerat e tyre behen lemsh dhe bota nuk ka se ç’tё shohё veçse tё qeshё e tё habitet nga kjo shpikje keqbёrёse e politikanit tё ditёs.
Qytetari dhe intelektuali i ndershёm e i vetёdijshёm pёr randёsinё e figurave tё Rilindjes Kombёtare le tё kujtojё vargjet qe patrioti Mihal Grameno shkroi ne vitin 1907:
Si ty o Vithlehem e Mek’ e Arabisë
Ku janë lindur Muhamet e Krishti i Krishterisë
Për mua është Frashëri vënd i Perëndisë
Tek është lindur Naim Beu zemr’ e Shqipërisë
Me hidhërim të madh mësuam rreth vendimit të Ministrisë së Kulturës, që eshtrat e Ibrahim Kodrës të zhvarrosen nga fshati i tij i lindjes Ishëm dhe të vendosen pranë Vëllezërve Frashëri. Kjo është në thelb veprim kundër Rilindjes Kombëtare. Nuk ka të bëjë këtu sa i famshëm dhe shqiptar është Ibrahimi. Shumëfishimi i varreve pranë Rilindasve do t’i heqë vizitorit të dedikuar ndaj Rilindjes Kombëtare qetësinë që ai ta zhvillojë aty ritin e nderimit të një periudhe të lavdishme. Pse nuk varroset Ibrahim Kodra në Kalanë e Krujës, se atje kemi Skënderbeun.
Arsyetimet e Ministrisë së Kulturës futin “pa doganë” nderime të pamerituara që në fakt janë sofizma që populli nuk i meriton:
“NDERIMI PËR FONDACIONIN “IBRAHIM KODRA”
Cili është ky fondacion? Sa ndikim paska ai në opinionin publik? Apo mos duhet të shërbejnë rivarrimet e piktorit për ngritjen e çmimet të veprave që ai la?
TESTAMENT (edhe?) apo ABUZIM?
Citojmë ministrinë: “Fondacioni “Ibrahim Kodra”, Ministria e Kulturës, Bashkia e Tiranës plotësojnë vullnetin e fundit të Mjeshtrit, Ibrahim Kodra, “Nder i Kombit” i cili do të prehet në Memorialin në Kodrat e Liqenit, pranë figurave të nderuara të kombit, Faik Konica, Vëllezërit Frashëri.”
Ministria është finoke në mënyrën si shkruan. Ajo bën sikur nuk e di që ai vend është konceptuar si Memorial i Rilindjes sonë Kombëtare, për Abdyl Frashërin, Naim Frashërin dhe Sami Frashërin dhe jo për Faik Konicën. Ministria i rendit publikut qëllimisht Faik Konicën më parë, medemek se edhe ata të tjerët në nivelin e tij kanë qenë. Kjo bëhet edhe me synimin që Ministria të justifikojë “harresën” që po i bëhet kujtimit të Naimit në vitin e 170 vjetorit të lindjes që është sivjet, më 25 maj 2016 (ka lindur më 1846) dhe për kremtimin e këtij jubileu Ministria nuk ka asnjë vendim as program.
Nga ana tjetër, lihet të kuptohet sikur Ibrahim Kodra paska thënë se paska dëshirë të varroset pranë Vëllezërve Frashëri, dhe kjo është e turpshme, se nuk është e vërtetë, dhe këtë Ministria e thotë në fund të deklaratës se ajo (ministria) është e mendimit se kështu është më mirë. A është e vërtetë se cilido artist që shprehka dëshirën të varroset diku, Ministria do t”ia plotësojë dëshirën? JO.
rilndja kombetareÇfarë ka bërë Ministria me amanetetet e artistëve të tjerë? A e di Ministria e Kulturës që i vetmi që mund të lidhej natyrshëm dhe ngushtësisht, më shumë nga çdo figurë tjetër, me Frashëllinjtë është Llazar Gushoja- Lasgush Poradeci, i cili i ka shërbyer më shumë lartësimit të veprës së tyre. Çfarë ka bërë Ministria e Kulturës për Lasgushin? Çfarë ka bërë për varrin e tij dhe për muzeun e tij. Apo duhet që Lasgushi të ketë ndonjë fondacion? A ka menduar Ministria për amanetet e dhjetëra artistëve të tjerë që nuk nderohen dot nga publiku sepse prehen bashkë me mijëra qytetarë të tjerë dhe aty vizitorët nuk kanë minimumin e rehatisë për një rit siç është Nderimi.
Ministria thotë: “Eshtrat e artistit Kodra do të vendosen në një vendndodhje që do të vizitohet nga bashkatdhetarë të shumtë të tij.”
Që Ibrahimi ka bashkëatdhetarë shumë, kjo është e sigurtë, por që do të vizitohet shumë kjo është krejt e sigurtë që përgjigjia është jo, ndaj edhe ministria nuk thotë do të “vizitohet shumë” por thotë do të “vizitohet nga bashkëatdhetarë të shumtë” (sofizëm me kuptimin e fjalëve).
Ministria thotë: “Memoriali i vendosur në Ishëm, në varrezën aktuale të Maestro Kodrës do të qëndrojë në Ishem dhe do të plotësohet me një pllakë përkujtimore ku do të shkruhet: ISHMI ËSHTE KRENAR PËR BIRIN E VET, PIKTORIN E MADH, NDERIN E KOMBIT IBRAHIM KODRA (1918-2006), QË TANI PREHET SIPAS VULLNETIT TË TIJ TË MBRAMË NË TIRANË, PRANË FIGURAVE TË SHQUARA TË KULTURËS KOMBËTARE.”
Se çfarë shije tallje ka kjo për banorët e Ishmit, mundet të merret me mend. Fshatarëve të Ishmit u drejtohen me fjalët “Maestro Kodra”. Pse nuk u thotë edhe këtu Ministria “që Ishmi do të vizitohet nga bashkatdhetarë të shumtë të piktorit meqë Ministria dhe Fondacioni qenkan treguar bujarë dhe paskan lënë një pllakat”? Aq siklet ka ministria nga kjo punë, sa gënjeshtrën e përmend në çdo paragraf. Përsëri edhe fshatarëve nga Ishmi u thotë “sipas vullnetit të tij” (i ngjan pak filmit “Skënderbeu”, ku kleriku thotë “vullneti i tij ishte që tokat e Danjës t”i falen Venedikut”) dhe nuk harron që pas “vullnetit të tij” (ministria nuk ka asnjë dokument të vullnetit) të shtojë gënjeshtrën “e mbrame” (o zot, një herë thonë “maestro Kodra”, pastaj “vullneti i mbramë”) se ai ka dashurë në Tiranë dhe nuk e lënë këtu, por thonë “pranë figurave të shquara të kulturës kombëtare”. Si mundet që një njeri me mend si Ibrahim Kodra të thotë: “Kam dëshirë që shteti të më varrosë bashkë me figurat e shquara kombëtare”. ?
Ministria thotë: “Ministria e Kulturës, në mbështetje të vullnetit të fundit të Mjeshtrit Ibrahim Kodra, piktorit me famë botërore , është e mendimit se memoriali i tij i vendosur në krah të figurave të mëdha të kombit shqiptar si Faik Konica, Vëllezërit Frashëri nderon figurën e madhe të Kodrës si dhe do të nderonte shtetin shqiptar në plotësimin e këtij vullnet.”
kombaro skicPërsëri vullneti përmendet nga Ministria disa herë në mënyrë abuzive, sofiste, të ligë sepse nuk është i shkruar gjëkundi, apo veç Fondacioni që ka pikturat e tij, kërkon t”u rritë fiktivisht çmimin dhe duket si çështje tregtare që nuk ka lidhje fare me vetë piktorin e nderuar. Pasi thotë “vullneti”, ministria shmanget duke thënë “ se ministria është e mendimit”. Ministria qenka “e mendimit” por njerëzit e kulturës të çfarë mendimi janë?? Le të na shkruajë Ministria qoftë dy emra profesorësh që e miratojnë këtë. Ministria nuk ka mendim. Mendimi është i njerëzve dhe njerëzit që kanë vendosur duhet të hedhin firmat e tyre e të dalin para publikut. Kjo është e TURPSHME!
Ministria thotë: “Ky Memorial në nder të tij është respekt i emrit, kontributit, dashurisë për figurat e vyera të kulutrës shqiptare të cilët kanë lartësuar emrin e kombit në nivele ndërkombëtare.”
Ministria abuzon me termin “famë botërore”, pak a shumë i njëjti abuzim si me Nënë Terezën. Detyrë parësore e Ministrisë është kujdesi për ata që ngritën kombin shqiptar me kulturë, shkolla, diplomaci, politikë, ideologji kombëtare.
Nuk lodhet ministria së përmenduri gënjeshtrën dhe e mbyll me fjalët: “Eshtrat e Mjeshtrit Ibrahim Kodra do të pushojnë në Kodrat e Liqenit, në datën 12 shkurt, sipas amanetit të tij të fundit.” 12 shkurt, ora 12:00, Kodrat e Liqenit
Ne e kujtojmë Qeverinë Shqiptare se Shteti Shqiptar ndërmori një veprim të drejtë kur vendosi në 10 qershor 1978, në 100 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të ndërtonte Memorialin më të Bukur në Shqipëri, për Vëllezërit Frashëri, në vendin më të bukur në Tiranë, në Parkun e Liqenit Artificial. Brezat do të frymëzoheshin qoftë edhe pa e vizituar, por duke e ditur që ai ishte aty. Çfarë ka ndodhur në këto 25 vjet?
1. U shtuan aty afër varret e ushtarëve anglezë, ku çdo vit, ambasada britanike fton zyrtarët më të lartë shqiptarë të cilët pa shkuar aty ku e kanë rrënjën, pra tek Vëllezërit Frashëri, vendosin lule mbi të huajt. Mund ta bëjnë, por vetëm pasi të kenë kryer detyrat kombëtare të nderimit të brendshëm dhe është fakt se ata nuk kanë shkuar dhe nuk kanë investuar veten në nderimin e Rilindjes Kombëtare.
2. Më vonë u shtuan varret e ushtarëve gjermanë. Kishin nevojë për një varr, por pse pikërisht aty? Veç për ta kthyer atë vend nga një vend nderimi të qetë të shqiptarëve për shqiptarët, në një varrezë publike.
3. Më vonë u shtua Faik Konica.
4. Tani Ministria e Kulturës vendos të varrosë mu ngjitur një piktor të dalluar Ibrahim Kodrën. PËRMES POPULLIMIT ME VARRE dhe me TURLI NDERIMESH synohet pikërisht DEVIJIMI NGA RILINDJA KOMBËTARE.
vellezerit frasheriKjo është një ngjarje e turpshme me Kulturën Kombëtare, me autor Ministrinë e Kulturës të Shtetit Shqiptar, të cilët s’kanë vendosur asnjë lule në varret e Vëllezërve Frashëri, asnjë lule tek Naimi, as tek Abdyli, as tek Samiu, nuk kanë vizituar asnjëherë Shtëpinë Muze të vëllezërve Frashëri në Frashër dhe për të justifikuar këtë, u ndërrojnë destinacionet memorialeve, si ky që po ndodh në thelb të Shqipërisë. Nuk do të vonojë të dalë se cilët janë autorët dhe motivet e vërteta të zhvarrimeve natën (pa testament) dhe të kthimit në varrezë publike të memorialit të Vëllezerve Frashëri që simbolizojnë Rilindjen Kombëtare. Shekspiri thotë “S’ka gjë të mirë ose të keqe pa një mendim të mirë apo të ligë
I
Share: