Home KRYESORE Tentativa per ndryshim te ligjit per Dhomat e Tregtisë shqetëson grupet e...

Tentativa per ndryshim te ligjit per Dhomat e Tregtisë shqetëson grupet e biznesit

Duket se disa propozimet te hartuara ne fshehtësi nga grupet e biznesit per ndryshimin e ligjit per dhomat e tregtisë i ka shqetësuar keta te fundit. Ata thonë se ky veprim është shkelje flagrante e rregullave me elementare demokratike te organizimit dhe funksionimit te dhomave dhe shoqatave te biznesit ne Shqiperi. Te gjitha shoqatat dhe dhomat e tregtisë dhe industrisë i jane bashkuar Dhomës Britanike te Tregtisë ne nismën e saj ligjore per te kundërshtuar ndryshimet ne ligjin per funksionimin e dhomave te tregtisë dhe shoqatave te biznesit.

“Anetaresimi i detyruar vetëm ne dhomën e Tiranes, dhe dhomave te tjera ne 12 qarqe te vendit është kundër te gjitha aspiratave te biznesit per te aderuar te lire aty, ku ata e gjejnë veten e tyre. Me propozimet aktuale nga këto bashkimi i dhomave te Shqipërisë, ne shohim një shëmbëlltyre te kolektivizimit te kryer nga viti 1946 deri ne vitin 1966. Biznesi Gjerman ai Italian, Francez etj, po luftojnë per te realizuar një standard Me te larte te lirisë brenda ne komunitetet e bizneseve te tyre.” thote Zenel Hoxha, president i Dhomës Britanike te Tregtisë

Anetaresimi i lire i këtyre organizimeve te biznesit është ne përputhje me standardet Anglo-Amerikane te cilat janë vende qe cilësohen si themelues te tregut te lire, te Asociacioneve te lira te biznesit. Tentativa aktuale nga ata qe kane hartuar ketë draft famëkeq do te dështoje, ishte opinioni i përgjithshëm ne tryezën e perbashket ku u mblodhën përfaqësueses nga  shumica e Shoqatave te biznesit si edhe Dhomat e tregtisë te vendeve qe investojnë ne Shqipëri.

Respekt per Dhomën Amerikane te Tregtisë, ate Franceze, Gjermane, Italiane, Greke si edhe Shoqatat e nderuara si: Shoqata e biznesit te mesem dhe te vogel me Kryetare. Albert Nasto, Shoqata e Restoranteve Turistike me kryetar z.Kujtim Dervishi, Shoqata e Someliereve, e Shefave te Guzhines me Kryetar z. Reshat Tafa, Shoqata e Turizmit Shqiptar, deputetet e Parlamentit Shqiptar znj. Mimoza Hajdar Mata, z. Artan Gaçe, – perfundon presidenti i Dhomes Britanike te Tregtise deklaratën e tij

Share: