Home KRYESORE Zviceranet votojne per ligje te ashpra anti-emigrimi

Zviceranet votojne per ligje te ashpra anti-emigrimi

Zviceranët do të votojnë të dielën për një iniciativë të Partisë konservatore të djathtë Popullore, e cila do ta lehtësonte mjaft dëbimin e të huajve që kryejnë krime. Sipas mendimit të Partisë Popullore Zvicerane, SVP, votimi për të ashtuquajturën iniciativë të zbatimit nuk do të kishte qenë fare i nevojshëm. Sepse në vitin 2010 kjo parti arriti të zbatojë një “iniciativë dëbimi”. Shumica e zviceranëve votoi atëherë në një referendum për rregulla më të ashpra për dëbimin e të huajve që shkelin ligjin. Por drejtësia, sipas SVP, e ka minuar iniciativën, me vendimet e saj shumë të buta, e mbështetur nga politika, mendon SVP. Tani qytetarët duhet ta zbatojnë sërish, me një referendum të ri “vullnetin e popullit”, shpreson SVP./Mapo.al

Share: