Home KRYESORE Polici i Bashkisë se Tirane hakmerret privatisht?!

Polici i Bashkisë se Tirane hakmerret privatisht?!

0

Polici i Bashkisë së Tiranës, Tan Hardhia, që u shtrua në urgjencën e QSUT pasi sipas Bashkise se Tiranes ishte goditur para rreth dy javes me pare me lopatë ne gjoks nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, dje sipas aktivisteve te “Qytetaret per Parkun” është pare i veshur civil dhe ka qene nga me te dhunshmit ne përplasjen e mbrëmshme mes qytetareve dhe policisë bashkiake.

Sigurisht autoriteti i policise se shtetit apo i Bashkise duhet qe pervec uniformes se tij zyrtare te kete edhe shenja dalluese qe te mbaje përgjegjësi para ligjit per veprimet e tij. Sigurisht ne nje rast te tille Bashkia duhet te mbaje nje qendrim sqarues para publikut dhe zgjedhësve te saj.

Nuk mund te lejohet askush qe te hakmerret, qofte edhe kur ka te drejte ndaj te tjerëve, jashtë kufijve ligjor. Te pakten, politikisht nje veprim i tille e demton shume kete maxhorance qe ka premtuar vendosjen e ligjit ne kufijte e se drejtes.

Ja cfare shkruajnë aktivistet ne faqen e tyre ne Facebookduke publikuar edhe kete foto qe po e botojmë edhe ne:

“Veliaj: Turma histerike sot nguli lopatën në kraharor të Tanit

Ky personazhi këtu të cilin gjoja e goditën në zemër me bishtin e lopatës të fshehur nën mengë mori pjesë dje i veshur civil në raprezaljen e policisë kundër protestuesve tek ulliri dhe goditjen me shqelme në brinjë e tërheqjen zvarrë të njërës nga vajzave protestuese. Ajo cfar shkruhet nëpër portalet e qeverisë është e gjitha propagandë, E vërteta është krejt ndryshe!”

Share: