Home HISTORIA IME 20 Gusht 1983, koha kur nuk na lejohej pjesëmarrje ne varrime!

20 Gusht 1983, koha kur nuk na lejohej pjesëmarrje ne varrime!

0

Nga Simon Mirakaj

Ate dite te nxehte Gushti po punoja ne hapje kanali. Kanali shkonte deri ne dy metra thellesi. Puna ishte e rende por paguheshe mire. Djerset kishin mbuluar gjithë trupin. Nga ora dhjete filluan gjunjët te dridhen, çaji i mengjezit nuk te mbante.

Nuk e zgjata, ngula lopaten e dola ne krye drejte e te canta e bukes. U ula e fillova te ha pak buke me gjize, lashe edhe ca per dreke. Mbylla canten e ju drejova bidonit me uje. Bidoni ishte nxehur ,ishte ne mes te diellit qe te pervelonte! S’kishte hije ku ta vendosje. Fillova te pi uje te valuar.

Barku mu be daulle nga uji kur ngrita bidonin per te pire pashe qe po vinte drejte meje Bilbili kishte hedhur lopaten kraheve e po ecte koke ulur… Qendrova ne kembe, kur u afrua ju drejtova:

– Cfare ke Bilbil je sëmure? Ai ngriti koken e me lote ne sy me tha:

Jo nuk jam i sëmure, por ka vdeke lala Tasim.

U trondita dhe une nga ky lajm i hidhur. – Mos u mërzit, keshtu e ka jeta. – Me zot i nxora këto fjale. – Prit dy minuta sa te vesh pantallonat e po ikim bashke. U vesha mora lopatën e canten e bukes e ashtu ne heshtje po ecnim duke sjelle ne kujtese Tasimin,

Tasimi kishte mbaruar studimet ne Itali, mbas çlirimit ishte arrestuar si shume intelektuale. Kishte bere disa vjet burg ne famëkeqin burg te Burrelit. Mbas burgut i internuar ne Saver.

Ai ishte simboli i qendreses, i ndershmërise, i trimerise e i mencurise. Njeri me nje kurajo te jashtëzakonshme. Per ne me te rinjtë e asaj kohe, ishte burim frymzimi. Vinte shpesh ne Gjaze te kushëriri Ismaili qe ishte nje tjeter njeri fisnik i fisit te Spahive te Kolesjanit.

Shpesh rrugën per ne Gjaze, nga Savra ku jetonte e bente ne kembe. Operativi i kishte porositur qe makinat apo karrocat qe vinin ne Gjaze te mos e merrnin. Sa here qe vinte per vizite dhe te ne, na mbushte me optimizem. – Ju mos u merzitni se ka mundesi qe ju ta shihni Shqipnin e Lire, prandaj kurajo. – Ky ishte ushqimi ma i mire per ne.

Kur mberrita ne shtepi, gjeta dhe Sokolin vllain tim. – Si tja bejme – me tha dhe vazhdoi – me duket se e pashe operativin ne zone. Te shkojme e ti kerkojme leje nja dy, tre ore sa te mbaroje ceremonia e varrimit. Dolem nga shtepia dhe operativi Pellumbi po qendronte te caku ku benim apelin.

– Mirdita – ju drejtua Sokoli duke vazhduar – Ju lutem a mund te na jepni leje qe te marrim pjese ne varrimin e Tasim Spahise ne Saver?

-Jo nuk ka leje. Leje ka vetem kur te vdesi nena dhe babai.

Ne na kishin vdekur prinderit. Per ne nuk kishte me leje. Kur u larguam, Sokoli me tha se keta nuk jane njerez, nuk kane asgjë te burgu-i-spacitperbashket me njeriun.

Ne u larguam duke ju lutur Zotit qe te prehet ne paqe Tahsim Spahija. Ketyre burrave te medhenj do tu jemi mirënjohes per jete sepse luajtën nje rol te rendesishem ne formimin e karakterit tone.

Share:
Reklama juaj