Home I pakategorizuar 7 marsi i mesuesve te anatemuar dhe nje urimi ministror..

7 marsi i mesuesve te anatemuar dhe nje urimi ministror..

Neser eshte 7 Marsi! Do degjojme serish ritualin e Ministres qe uron mesuesit, buqetat me lule, femijet qe nuk harrojne tu kerkojne prinderve ndonje lek te vogel per ti bere dhurate mesuesit…

Kjo vetem neser, sepse cdo dite tjeter armata e madhe e mesuesve dhe pedagogeve, ajo armate qe duhej te ishte me e “privilegjuara” dhe e nderuara nga sistemi, eshte realisht me e kercenuara prej tij. Mesuesi, ky arkitekt I se ardhmes sot ndjehet jo I vleresuar por I anashkaluar.

Askush nuk e pyet, askush nuk e therret per ta degjuar, e poshtrojne neper konkurese ku fitojne vetem ata qe nuk kane lidhje me te qenurit mesues. Pastaj vjen pedagogu, ai qe duhet te jete ne rradhen e pare te zhvillimit te shoqerise, por qe fatkeqesisht eshte anatemuar keqas, aq sa nuk llogaritet, madje percmohet sepse ai “di”, sepse ai “flet” sepse ai “kundershton”, ndaj anashkalohet dhe me keq akoma nenvleresohet.

Sidoqofte neser eshte 7 Marsi! Dhe cdo popull ka nevoje per dije dhe edukim. Aq me teper ne shqiptaret! Gezuar festen kolege te nderuar!

Share: