Home KRYESORE Abdeslam ideatori i terrorit dhe rregullat ligjore europiane

Abdeslam ideatori i terrorit dhe rregullat ligjore europiane

I dyshuari i sulmeve në Paris, Salah Abdeslam ka ndryshuar mendje dhe duket se nuk do të kundërshtojë ekstradimin nga Belgjika drejt Francës.

Kjo është bërë e ditur nga avokati i tij. Salah Abdeslam është një nga të dyshuarit kryesorë për sulmet e 13 nëntorit në Paris, ku mbetën të vdekur 130 persona dhe u arrestua gjatë një bastisje të premten e shkuar në Bruksel.

Ndërsa të martën sulme kamikaze tronditën Brukselin dhe mendohet se këto sulme janë të lidhura me ato në Francë dhe arrestimin e Abdeslam.

I dyshuari kryesor për sulmet në Paris i cili u arrestua ditë më parë në Bruksel, Salah Abdeslam do të ekstradohet në Francë sa më shpejtë të jetë e mundur, ka bërë të ditur avokati i tij.

Fillimisht duke ju trembur ketij ekstradimi premtoi bashkepunim me policine, por me nderhyrjen e avokatit mbrojtes ai nderroi mendje.

Gjykatësi belg do të vendosë nëse ai duhet të mbahet në paraburgim edhe për një muaj. Franca po kërkon ekstradimin e tij për t’u përballur me akuzat për terrorizëm.

Sherbimet policore po duan ti marrin informacione, por sigurisht kryejne cdo gje sipas ligjit ne fuqi duke respektuar te drejtat e te akuzuarit, i cili ne kete rast eshte ai qe tronditi Parisin, Brukselin dhe gjithe Europen duke marre shume jete njerezish te pafajshem.

Ai dhe shoket e tij kane edhe nje mekat tjeter qe ka te beje me faktin se duke vepruar ne emer te Islamit ata ngarkojne me pa drejte me paragjykime te gjithe muslimanet qe nuk mendojne kurresesi si ata!

Share: