Home HISTORIA IME Vazhdon rrëfimi i vajzës qe i dashuri tentoi ta tradhtonte me miken...

Vazhdon rrëfimi i vajzës qe i dashuri tentoi ta tradhtonte me miken e saj

0

Nga Romina Kosovari*

Zhurma zuri vendin e një heshtje të mërzitshme…këtë mengjes pranveror. Dielli sikur me pērçon mesazh për njē fillim të ri, por jo, diçka nuk shkon sot.

Ngjan sikur gjithë bota është e panjohur për mua. Sikurse unë nuk e paskam njohur fare! E kuptoni tani si ndihem një naive… hahaha… mendoja ta zgjatja dorën kur ti kishe nevojë.

Tani ti do tallesh sepse një gocë si unë arrite për ta mashtruar e madje dhe për ta poshtëruar. Ke ndonjë ndjesi, të dhemb diku ?

Rrezet e diellit nje jave me pare me lumturonin, ketë mengjes p.o. ma djegin shpirtin sepse mua me dhemb! Ndihem ne turp ndryshe nga ti.

Shtrati I gjumit me ngjason me shtratin e vdekjes dikur zgjohesha me vrap sot doja të flija përgjithmonë. Por as ne gjumë ëndrrat smë lënë rehat. Ndihem në ankth më beso.

Kemi ndërtuar një lumturi të rrejshme njeriut shpesh I pēlqejnë gënjeshtrat…. Gënjeshtrës I falen si të ishte perëndi … Ndryshe mëngjeseve te tjera zgjohesha me fjalën të dua qē paska qenë gënjeshtër…

Zgjohesha me ndonjë këngë qê ma dërgoje ti . E shef tani më vjen të bërtas, por nëna ime do mendoj se jam çmendur dhe nuk e bej dot!.

Dhoma shtrati vetja ti pranvera më ngjallin frikë …ëndrrat që pata dikur u shndërruan në pērbindësha….

Vazhdon rrëfimi i vajzës qe i dashuri tentoi ta tradhetonte me miken e saj me te mire! Ajo na ka premtuar qe do e vazhdoje rrefimin e saj dhe ne duke shpresuar se mund ti vleje cdo kujt qe ndodhet ne situate te ngjashme do e btojme te plote.

Share:
Reklama juaj