Home KRYESORE Balkani reklamë e nxehtë ruse

Balkani reklamë e nxehtë ruse

Nga Selim Ibraimi*

Derisa Rusia ka zhvendosur forcat ushtarake nga Siria, arena e garimeve në rajonin ballkanik ndërmjet fuqive botërore ngel e njëjta.Pjesa e Evropës dhe Ballkanit dalëngadalë po bëhet reklamë e nxehtë ruse. SHBA-të, përshkak të reflektimeve në buxhetin ushtarak ka zhvendosur një numër të madh të forcave të saja ushtarake dhe të inteligjencës nga Ballkani dhe Evropa Lindore.

Kryeministri rus-Dmitri Medvedev do ta vizitojë së shpejti Serbinë në prag të krizës evropiane dhe të korrupsonit të lartë në Ballkanin Perëndimor. Pas Luftës së Krimesë, politika e jashtme e presidentit Barak Obama u përqëndrua në një gjendje tjetër gjeopolitike. Për ta vazhduar praninë amerikane në Gadishull, Departamenti i Shtetit i SHBA-së, duket se do të jetë i detyruar në një të ardhme të afërt ta ndryshoje formën se si instalimet diplomatike i analizojnë dhe riformulojnë informatat e vendit rezident.

Informacionet inteligjente në kohën e luftës kibernetike dhe spiunazhit, do të jetë tejet e rëndë. Adaptimi i metodologjisë dhe strategjisë adekuate do t’ju ndihmojë diplomatëve dhe stafit lokal administrativ, në përballjet me rreziqet dhe kërcenimet e përditshme si ato me bazë politike, të sigurisë dhe të informatave ekonomike.

Qeveria e Rusisë kohëve të fundit ka ndryshuar formën e mbledhjes së informatave nga shërbimi i inteligjences së saj. Në planin rajonal, niveli i lartë i korrupsionit në Tiranë, Prishtinë dhe Tetovë paraqet kërcënim direkt për shqiptarët.E vetmja rrugë për të luftuar korrupsionin në Ballkan, ngel forcimi i ligjit, politikanë të rinjë dhe ngritja e gjykatave të pavarura ndërkombëtare me bazë amerikane.

Gjeopolitika informative dhe investimet strategjike në Evropë do ta definojë edhe të ardhmen politike dhe ekonomike të Ballkanit.

Selim Ibraimi – Qendra për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim-

Share: