Home KRYESORE Çernishevski dhe kongresi i socialistëve

Çernishevski dhe kongresi i socialistëve

Ngs Çerçiz Loloçi

Komb i mjerë, komb skllevërish, nga i pari te i fundit skllevër jeni.

Teksa po zhvillohet sot kongresi i radhës i socialistëve, një nga kuvendet më të çuditshme dhe i pangjarë me asnjë eveniment tjetër, mu kujtua thënia e famshme e Çernishevskit, e thënë në një moment dëshpërimi, në një nga seancat e përbaltjes publike (demokrati rus ishte duke vuajtur një nga dënimet e Carit ku ngjitej në një podium dhe pështyhej pikërisht nga ata që ishin kauza e tij, rusët e thjeshtë dhe analfabetë).

Në çdo kohë atëhere dhe tani, gjenden fanatikë, analfabetë, trushplarë, që kundrejt një pagese për “një jetë qeni”, janë gati të bëjnë gjithçka, qoftë edhe të skuadrës së pështyrjes; pështirosësit trajnoheshin natën dhe dëndeshim me lëngje për të realizuar misionin e caktuar të klithmave histerike, fyerjeve denigruese ndaj një personaliteti të madh.

Pikërisht në një nga këto ditë, që përsëritej here pas here dijetari i anglishtes, frëngjishtes, gjermanishtes, italishtes, latinishtes, greqishtes dhe sllavishtes së vjetër, artikuloi shprehjen e famshme: “Komb i mjerë, komb skllevërish, nga i pari rus te i fundit të gjithë skllevër jeni”.

Për të rifreskuar kujtesën Çernishevski ishte një demokrat rus i viteve tetëqind, i cili u formësua si një personalitet kundër tiranisë të periudhës cariste.

Ishte në një farë mënyre një Car tjetër I mendimit dhe kulturës ruse, që pati shumë përkrahës në gjallje dhe akomë më shumë pas vdekjes.

Konseguent në parimet dhe bindjet e tij, kundërshtar publik dhe i hapur ndaj tiranit të asaj kohe, ai nuk arriti të thyhej edhe kur u izolua në kështjellat burg me emra shenjtorësh në 1862, as ku vuante dënimin në përçmimet publike, as kur u burgos për 8 vjet dhe as ku u internua për 11 vjet në Siberinë e largët.

Çernishevski u bë frymëzues për miliona njerëz brenda dhe jashtë Rusisë, për shumë popuj dhe kombe që ngriheshin kundër sundimtarëve të tyre, madje ai ishte model edhe për tiranët e rinj post-caristë, që ia kaluan me krime edhe regjimeve të mëparshëm.

Krahasimet në çdo rast janë vite drite larg nga njera-tjetra, megithatë delegatët e kongresit socialist më kujtuan skuadrën e pështyrjes së kohës cariste dhe Çernishevski që riflet nga varri “Delegatë të mjerë, delegatë skllevërish, nga i pari te i fundit skllevër jeni”.

Share: