Home KRYESORE Daullet prej lëkure njerëzish

Daullet prej lëkure njerëzish

0

Nga Entela Kasi


Duar meduze gdhendën në ajër
Perla të hirta breshëri
Në litarë kulprash që varen si shiu ngjyrë dheu
Prej balte ku piqen zogj krahëbradhë
Në furra kokash të nxehta
Dhe sytë e qelqtë të kaprollit
Fikur në thëngjijtë e pishës së djegur
Kur u pre pylli
Mjeshtër të mishit të njomë shqyen brinjë e zhveshën lëkurë ëndrrash
Sot në terr lexojnë gropat e zeza
e rreken ti mbushin me
Gjamë burrash
Ftohtë atje,
Në pus myshk i thatë
Përulësia e tkurrur e rrudhur
Si lëkurë e verdhë limoni prej indi të shtrydhur
Ikanakësh
Gjurmë që u gdhendën me andje,
dehur në lavdi të rrejshme
Avujsh
E ja,
Në kopshtet tuaja një varrezë zogjsh
E tokë djerr
Buka e mykur në sofrën ku kërcet tingull I baltës
Brejtësit ikën fushave të gjelbra
Sepse dikur diku
Daullet prej lëkure njerëzish
Gjëmojnë kujtesën
Në kullat e larta
Prej guri të ftohtë
Bosh,
Ndaj bijtë
Shëtisin rrënojash qytetesh
Sot,
Mumja i ka ikur teatrit, e sall në rrugë
Zbraz kupa helmi
Fjalë të hedhura ne erë
Zgjuar,
N’pik të përgjumjes
Somnambul endet turma
e gropë e syve zgavër
Përpin mëngjeset
….
Entela KASI
4 mars 2016

Share:
Reklama juaj