Home KRYESORE Fenomeni Nazime Visha..

Fenomeni Nazime Visha..

Nga Blerta Haxhiaj

Nazime Visha e burgosur për ‘vrasje me dashje’ të shtetasit F.M në gusht të vitit 2012, vajza që tronditi opinionin publik për muaj më radhë u dënua me 10 vite burg, pasi vuajti dënimin prej katër vitesh burg, fitoi amnistine nga Presidenti Nishani, ajo u lirua!

Pse ajo u detyrua të kryente një krim të tillë që të vuante pasojat e tilla? Apo si do ta pranojme (shoqëria jonë e edukuar dhe arsimuar) atë që të riintegrohet serish në rrethin tonë.

Kush është në dijeni të rastit të ndodhur e kupton dhe është i lirë të shprehet me opinionin e tij apo të saj.

Mirëpo ajo vajzë nuk është e Para dhe nuk do të jetë as e Fundit sepse një fenoment i tillë ka ekzistuar dhe do të ekzistojë sepse akoma nuk jemi në stadin e filmave fantastiko-shkencor ku krimi parandalohet pa u kryer akoma.

(Raporti i Pakices) Rrethanat, situata apo edhe e keqja e shtyn individin të hyjë në situata ku nuk mund të dale… një familje nuk është e shëndoshë, një lidhje nuk funksionon, një martese deshton ( deshton dhe në biznes jo më ne rrafshin përsonal ) rëndësi ka të njohim fenomenin dhe ta zbërthejme atë që atëherë të ndodhë parandalimi i krimeve të tilla…

Në fakt është e hapur ndaj këtyre diskusioneve që ka një numër të ndryshëm variantesh jetësorë sepse bashkëshorti mban legjitimitetin e pasardhësve legjitimë dhe bashkëshorti ka një sërë detyrimesh ndaj bashkëshortës së tij“

Një nga ligjet e Solonit – “është e kërkuar që bashkëshorti të ketë marrëdhënie seksuale më gruan e tij se paku tre here në muaj“ që tingëllon shumë e çuditshme në ditët e sotme, por është e obligueshme të respektosh nje grua të martuar, vajzat nën kontrollin prindëror edhe sepse janë nën autoritetin e dikujt tjetër.

Përdhunuesi përdhunon vetëm trupin, ndërsa joshësi përdhunon autoritetitn e bashkëshortit. Mirepo, natyra permes shkaterrimit dhe dhunes krijon formulen ekonomike mahnitese te aparatit ekonomik me te fuqishem e cila eshte Lufta.

“Gjithçka e shenjte dhe e paprekshme nxit perdhosjen dhe dhunimin. Cdo krim qe mund te kryhet do te kryhet. Perdhunimi eshte nje forme e agresionit natyror, qe mund te kontrollohet vetem me ane te kontrates shoqerore.

Formulimi me naiv i feministeve moderne eshte pohimi se perdhunimi eshte nje krim dhune, jo seksi, se eshte thjeshte pushtet mashkullor qe fshihet pas seksit. Por seksi eshte pushtet, dhe i gjithe pushteti eshte natyrshem agresiv.

Perdhunimi eshte pushteti i mashkullit, i cili lufton pushtetit e femres. Nuk mund te justifikohet, sikurse edhe vrasja, apo çdo shkelje tjeter e rënde e të drejtave qytetare te tjetrit.

Shoqeria perfaqeson mbrojtjen e gruas nga perdhunimi dhe jo shkakun e perdhunimit, siç pretendojne disa feministe ne mënyre absurde.

Perdhunimi është shprehja seksuale e vullnetit për pushtet, të cilin natyra e rrënjos tek të gjithë ne, por që qyteterimi është ngritur në kembe ta frenoje.

Si rrjedhoje, perdhunuesi është një burre teper pak, e jo më shume, i shoqerizuar. (Paglia Camille “PERSONAE SEKSUALE) Institucioni dhe rendi na mbrojnë nga natyra na gdhendin dhe trysnia që ushtrojme brenda vetes na derivon në situate të tilla.

Share: