Home KRYESORE FUGA: Kryetari i partisë me kok’a pil !!!

FUGA: Kryetari i partisë me kok’a pil !!!

Nga Artan Fuga

Demokratizimi i partive politike nuk përcakton dhe nuk bëhet dot kurrë motorri i demokratizimit të shoqërisë.

Asnjëherë kjo nuk ka ndodhur dot në histori.

Qysh në Lashtësi ka pasur demokraci për skllavopronarin, pa pasur liri për skllevërit.

Eshtë demokratizimi i shoqërisë, liritë politike për qytetarin, që mund të demokratizojnë partitë.

Këtë dëshmon edhe historia e partive politike e Perëndimit që profesorat as e dinë, dhe as e imagjinojnë dot.

A e zgjedhin me votë kryetarin antarët e një partie,
a e caktojnë me numrin e ulurimave dhe tonalitetin e tyre si presion mbi veshët e pjesëmarrësve në Elbasan, Kavajë, a Konsispol,

a e hedhin në short,

a e bëjnë me kok’a pil,

a e caktojnë në bazë të bukurisë, numurit të këmbës, distancës se deri ku e hedh pështymën cdo antari i partisë,

apo edhe e përcaktojnë me dylyftim me shpata, në duel personal,  kjo, ne qytetarëve as nuk intereson fare.

Po fare amà.

Ne na intereson demokrarizimi i shoqërisë, pra liritë dhe të drejtat politike të qytetarit. Po te ketë ai ato, partitë ose do të demokratizohen, ose do të kthehen në rrangalla si karroca me kuzhineta në një shoqëri me trena elektrikë.

Share: