Home KRYESORE Gati shtrimi i tubacionit te TAP në Shqipëri e Greqi

Gati shtrimi i tubacionit te TAP në Shqipëri e Greqi

TAP njoftoi arritjen e kontratave inxhinierike, të prokurorimit dhe ndërtimit të tubacionit me diametër 1,2 metra për seksionet në Greqi dhe Shqipëri. Pjesa shqiptare është e ndarë në dy lote, me një gjatësi totale prej 2015 kilometrash. Në total, kontratat në fjalë mbulojnë gjithë gjatësinë prej 760 kilometrash, mes Greqisë dhe Shqipërisë. Veç dy loteve në tokën shqiptare, kompania franceze do të ndërtojë edhe një nga tre lotet e vendosura në atë greke, së bashku me ndërlidhjen me TANAP në Turqi (Trans Anadolian Pipeline), ndërsa dy lotet e tjera në tokën greke do të ndërtohen nga bashkëpunimi i dy kompanive të tjera, një greke dhe një italiane. TAP njofton se mobilizimi i pjesshëm i kontraktorëve për ndërtimin e tubacioneve do të nisë menjëherë dhe do të vijojë më tej në tremujorin e dytë të vitit 2016, në përputhje me afatet kohore të gazsjellësit për fillimin e veprimtarive ndërtimore në mesin e vitit 2016. Ky eshte nga lajmet e pakta pozitive ne keto dite.

Share: