Home KRYESORE Gjest per cfare!? Veliaj i paguan gjoben gruas qe shet spinaq!

Gjest per cfare!? Veliaj i paguan gjoben gruas qe shet spinaq!

Duke u nisur nga rasti që po qarkullon së fundi në mediat sociale, mbi aksionin e Policisë Bashkiake për lirimin e hapësirave të zëna publike dhe disiplinimin në tregje të posaçme të tregtarëve që shesin në rrugë e trotuare, Bashkia e Tiranës i bën thirrje tregtarëve (behet fjale per fshatare te varfer) që vijnë nga jashtë Tiranës për të tregtuar produktet e tyre të shfrytëzojnë një nga 16 tregjet ekzistuese të bashkisë.

“Lidhur me rastin e gruas së moshuar, e cila u gjobit sot nga Policia Bashkiake për tregtim të produkteve ushqimore në trotuar, duke bllokuar hyrjen e shkallëve të një pallati, Bashkia e Tiranës dëshiron të informojë opinionin publik se rasti në fjalë ishte denoncuar nga vetë banorët e pallatit” thuhet ne nje njoftim te Bashkise, por ka gjasa qe te mos jete e vertete sepse aksione te ngjashme keta dite jane pare kudo ne kryeqytet.

Ndërkaq, – vazhdon njoftimi – kryetari i Bashkisë së Tiranës ka vendosur që ta shlyejë ai gjobën prej 500 lekësh, që Policia Bashkiake vendosi sot ndaj gruas së moshuar”, thuhet në deklaratën e Bashkisë por kujt i behet vone per nje xhest te tille?!  Ai ndaj revoltes deri tani vetem virtuale, tingellon vetem qesharak!

Share: